VLEN: Merko pa pasaportë, Artani e Përparimi në arrati, kjo pra është BDI!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 12:56

VLEN: Merko pa pasaportë, Artani e Përparimi në arrati, kjo pra është BDI!

BDI-ja non grata po shembet si kulla prej letrash! Ata që për 20 vite rrënuan shtetin me korrupsion e krim, sot po përballen me drejtësinë. Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë, dhe qelitë po dezinfektohen për t’i pritur të gjithë, reaguan nga VLEN.

Dhurata më e mirë për Vitin e Ri? Një dry i madh për ta mbyllur selinë e një partie që e ktheu korrupsionin në sistem. Tashmë BDI është sinonim i mashtrimit, vjedhjes dhe tradhtisë ndaj popullit shqiptar. Por fundi i tyre ka nisur, arratisjet e tyre janë vetëm dëshmi se askush nuk i shpëton drejtësisë!

Ramiz Merko non grata, i njohur te klika e tij si “mbreti” i Strugës, sot po përballet me krimet e tij. Prokuroria, gjykatat dhe MPB-ja që e mbronin dikur, sot nuk e shpëtojnë dot. Qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe VLEN po sjell drejtësi!

BDI-ja po fundoset! Artani ra i pari, Përparimi e ndoqi, dhe të tjerë do të pasojnë. Mjaft është mjaft! Struga, Tetova, dhe gjithë shqiptarët po e ndiejnë erën e ndryshimit. Merko tashmë po bën gati dy krevate të lirë në qeli, një për Grubin dhe një për Bajramin. VLEN – me popullin, për popullin, përfundon kumtesa.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 12:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.