Pragmatizmi i VLEN si justifikim për tradhtinë 

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 12:27

Pragmatizmi i VLEN si justifikim për tradhtinë 

Gent Aliu

Në një moment kur Maqedonia e Veriut po përjeton kthesa të rrezikshme politike, një grup i vogël politikanësh shqiptarë ka vendosur që në vend të mbrojtjes së interesave të bashkëkombësve të tyre, të legjitimojë një parti maqedonase që po e çon vendin drejt një modeli përjashtues. Vrulli me të cilin ata e mbrojnë shefin e tyre Mickoski, ndaj cilave do ankesa apo kritika të bazuara në fakte të vërteta, tregon qartë se sa shqiptarë të ndershëm janë.

Me një fjalor të zbukuruar dhe të paketuar si strategji, ata po normalizojnë një qasje që zvogëlon të drejtat e shqiptarëve në administratë, punësim dhe vendimmarrje. Sigurisht, për këta politikanë kjo nuk është një tradhti, por një lëvizje e mençur e lojës politike, e mbështetur mbi argumentin se stabiliteti vjen kur mbyll sytë ndaj padrejtësive ndaj kombit tënd dhe pranimi i një realiteti diskriminues shitet si kompromis racional.


Në një shtet ku historia ka qenë e mbushur me padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo qasje nuk është një hap drejt stabilitetit, por një kthim në një model të vjetër që u luftua për dekada të tëra. Marrëveshja e Ohrit u krijua pikërisht për të shmangur dominimin etnik mbi institucionet dhe për të vendosur një barazi të garantuar, një barazi që sot po zhduket gradualisht nga heqja e mekanizmit të Badenterit, që garantonte balancimin etnik në vendimmarrje, nuk lejonte një etni të dominon mbi tjetrën.

Kufizimi i decentralizimit po e lë administratën lokale shqiptare pa kompetenca të vërteta, duke krijuar komuna të varura nga vendime qendrore dhe mbajtja e shqiptarëve larg administratës shtetërore me punësimet e pabalancuara në institucione duke i kthye shqiptarët në spektatorë të një administrate që duhet të ishte e përbashkët. Një sistem i tillë nuk ngrihet brenda natës, por kërkon mbështetje, heshtje dhe legjitimitet. Dhe kur politikanët shqiptarë të VLEN-it, e pranojnë këtë model, ata nuk po mbrojnë më interesat e popullit të tyre, por po i lejojnë këto struktura të bëhen normë. Ata që po e lejojnë këtë rënie nuk po bëjnë kompromis, por po vulosin një pakt heshtjeje, që lejon kthimin e modelit të vjetër të pabarazisë nën etiketën e një bashkëpunimi politik të qytetëruar.

Ata që sot po ndihmojnë në përmbysjen e Marrëveshjes së Ohrit, ata që po kontribuojnë në margjinalizimin e shqiptarëve dhe që po e justifikojnë këtë me formulime diplomatike, nesër do të jenë pjesë e një kapitulli të zi në librat e historisë. Një mandat politik nuk është thjesht një kohë e shkurtër pushteti, është një përgjegjësi historike, është një moment që mund të ndryshojë kahun e një populli për dekada me radhë. Heshtja nuk është as pragmatizëm, as strategji. Heshtja është miratim. Tradhti. Dhe miratimi i padrejtësisë është bashkëpunim me të. 

Historia ka parë shumë tradhti politike, por asnjë aq të rafinuar sa ajo e maskuar si “strategji”. Nuk ka më as nevojë për justifikime të ndërlikuara. Kur një politikan shqiptar i jep legjitimitet një qeverie që zhbën të drejtat e shqiptarëve, ai nuk po negocion, por dorëzohet. Dhe kur ky dorëzim shitet si stabilitet, atëherë kemi kaluar nga naiviteti në përbuzje për votuesit.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 12:27
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“