Flick qorton Fortin për vonesën në stërvitje
FC Barcelona ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, por që në ditën e parë të stërvitjes, trajneri Hansi Flick ka treguar se disiplina mbetet e panegociueshme. Në qendër të vëmendjes është Héctor Fort, mbrojtësi i ri i djathtë, i cili u paraqit me vonesë në testet mjekësore, duke marrë një qortim të drejtpërdrejtë nga Flick.
Sipas “Diario AS”, arsyeja e vonesës lidhet me festën luksoze të ditëlindjes së Lamine Yamal, ku Fort ishte një nga lojtarët që qëndroi deri në orët e vona4. Ndërkohë që Yamal arriti në kohë në stërvitje, ai mund të përballet me hetim zyrtar nga Qeveria Spanjolle, për shkak të pretendimeve se në festë u angazhuan persona me nanosomi për argëtim, një praktikë e ndaluar me ligj.
Flick ka ndëshkuar më parë lojtarë si Jules Koundé dhe Iñaki Peña për vonesa, duke i lënë jashtë formacionit. Ende nuk dihet nëse Fort do të përballet me masa të ngjashme, por precedentët nuk janë në favorin e tij.
Fort ka refuzuar interesin nga Como dhe disa klube në Holandë, duke shprehur dëshirën për të luftuar për vendin e tij te Barça. Megjithatë, Eric García ka marrë përparësi në krahun e djathtë gjatë mungesës së Koundé, dhe Fort është përballur me mungesë minutash dhe tension me trajnerin, veçanërisht pas ndeshjes ndaj Celta Vigos në prill.
Flaka














