Partia e Selës: Izet Mexhiti e pranoi se Çairin e ka shkatërruar sikur tërmeti Shkupin, s’mund të jetë “shpëtimi”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:47

Partia e Selës: Izet Mexhiti e pranoi se Çairin e ka shkatërruar sikur tërmeti Shkupin, s’mund të jetë “shpëtimi”

Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pranoi vetë dëmin që i ka shkaktuar komunës që ka udhëhequr për vite me radhë, duke krahasuar gjendjen e Çairit me Shkupin pas tërmetit famëkeq. Ai tha se zona ka nevojë për rindërtim dhe shpëtim.

Sipas Aleancës për Shqiptarët – Krahu i Ziadin Seles, ky rindërtim nuk mund t’i besohet “atij që e shkaktoi” dhe as ekspertëve që sjell ai:

“T’i besosh rindërtimin e Çairit njeriut që e shkaktoi gjithë atë katrahurë është njëjtë sikur të besosh se një tërmet i ngjashëm do ta rregullonte Shkupin.”

Aleanca për Shqiptarët shton se nuk mund të shpresohet tek një person që dyshohet për keqpërdorim të mbi 250 milion eurove për ndërtimin e 150 ndërtesave ilegale, të cilat jo vetëm shkelin ligjin, por rrezikojnë jetën e qytetarëve:

“Shkupi i vjetër para kaosit dhe mbingarkimit duhet të shpëtojë nga udhëheqësia e kriminalizuar dhe korruptuar që e ka kapur dhe e trajton si pronë të vetën.”

Aleanca për Shqiptarët thekson se eksperienca e kaluara e Mexhitit tregon se ai nuk mund të jetë zgjidhja për rindërtimin dhe zhvillimin e Çairit.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?