BE-ja kërkon përshpejtimin e reformave në Ballkanin Perëndimor, sot takim në Bruksel

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2026 08:53

BE-ja kërkon përshpejtimin e reformave në Ballkanin Perëndimor, sot takim në Bruksel

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen sot, më 25 nëntor, në Bruksel me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar përshpejtimin e integrimit evropian, reformat dhe sigurinë rajonale.

Në këtë forum janë ftuar liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Takimi do t’i kushtohet rëndësisë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe nevojës për përshpejtimin e reformave që do t’u mundësojnë vendeve të rajonit të përparojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është prioriteti ynë, ambicie e përbashkët dhe investim kyç gjeopolitik në këto kohë sfiduese”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, para forumit.

Ndër temat kryesore të diskutimit do të jetë integrimi gradual i ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky plan parasheh deri në 6 miliardë euro për reforma dhe investime, të kushtëzuara me përmbushjen e detyrimeve konkrete.

Liderët do të diskutojnë gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, përballjes me kërcënimet hibride dhe ndërhyrjet e huaja.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe tejkalimit të trashëgimisë së konflikteve të viteve ’90.

Sipas draftit të deklaratës përfundimtare, liderët evropianë do të theksojnë se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik janë të papajtueshme me vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Nga vendet e rajonit do të kërkohet të promovojnë respekt dhe solidaritet për të gjitha viktimat e konflikteve të armatosura, si dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare për krime lufte.

Dokumenti i propozuar nënvizon gjithashtu nevojën për zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për kontestet rajonale dhe dypalëshe që burojnë nga e kaluara.

Dialogu Kosovë–Serbi në fokus

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pritet të jenë një nga çështjet kryesore të diskutimeve. Liderët evropianë pritet të paralajmërojnë se mungesa e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve vazhdon të ngadalësojë integrimin evropian të të dyja vendeve.

Draft-deklarata parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbështetja financiare përmes Planit të Rritjes do të vazhdojë të jetë e kushtëzuar nga pjesëmarrja konstruktive në negociata dhe arritja e rezultateve të matshme.

Brukseli do të kërkojë gjithashtu harmonizim më të madh të politikave të jashtme të vendeve të rajonit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë zbatimin e sanksioneve evropiane dhe parandalimin e shmangies së tyre.

Serbia pritet t’i bashkohet deklaratës përfundimtare

Pritet që edhe Serbia këtë herë t’i bashkohet deklaratës përfundimtare. Zyrtarë të lartë evropianë të përfshirë në përgatitjen e forumit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ky është skenari më i mundshëm.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Aleksandar Çupić, nuk do të marrë pjesë në takim. Ai e ka njoftuar presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, se vendimi i tij lidhet me obligime urgjente parlamentare në Beograd.

Zyrtarët e BE-së kanë shprehur optimizëm për marrëdhëniet e ardhshme me udhëheqjen e re serbe, duke theksuar se pritshmëritë e Brukselit mbeten të pandryshuara: forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave, orientimi i qartë strategjik evropian dhe përparimi në dialogun me Kosovën.

Sipas zyrtarëve evropianë, pas formimit të qeverisë së re serbe, mund të rifillojë dialogu politik i nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Takimi i 25 nëntorit mbahet gati gjashtë muaj pas forumit të mëparshëm BE–Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua në qytetin malazez të Tivatit.

Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2026 08:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë