Gazetari Furkan Saliu: Rasti me Nevrij Ademin tregon partizimin e policisë dhe shkeljen e fjalës së lirë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:25

Gazetari Furkan Saliu: Rasti me Nevrij Ademin tregon partizimin e policisë dhe shkeljen e fjalës së lirë

Pas ndalimit të gazetarit të Tetova Sot, Nevrij Ademi, ka reaguar gazetari Furkan Saliu, duke e cilësuar rastin si shembull të partizimit të policisë dhe presionit politik ndaj mediave.

Sipas Saliut, ndalimi i gazetarit është urdhëruar në mënyrë joformale dhe abuzive.
“#DajxhaRakip kërkon nga nipi i cili është komandant në stacionin policor të Tetovës që të thirret gazetari Nevrij Ademi në bisedë informative. Thirrja bëhet nëpërmjet telefonit. Pa shkresë zyrtare, pa arsye,” shkroi ai.

Ai e ka cilësuar si “kulmin e idiotizmit” përpjekjen që t’i merret telefoni gazetarit në stacionin policor.
“Krejt kjo për shkak se dikujt iu ka kujtu të paraqesë një rast në polici, me akuzën se iu kanë keqpërdor të dhënat personale. Si t’i themi kësaj përpos partizim i policisë? Si mos t’i themi kësaj keqpërdorim i MPB-së për qëllime partiake?” tha Saliu.

Gazetari shtoi se ky rast nuk është vetëm sulm ndaj Nevrij Ademit, por ndaj tërë profesionit.
“Puna e Nevrij Ademit mund të mos iu pëlqej. Mund të keni vërejtje e akuza, por në këtë rast nuk sulmohet vetëm ai dhe Tetova Sot. Sulmohet gazetaria! Çka na pret nesër neve?” pyeti ai.

Saliu rikujtoi paralajmërimet e tij për rritjen e presionit politik mbi mediat.
“Ajo që prej ditës së parë kur u votua qeveria e re e kam paralajmëruar… Shkelje brutale e fjalës së lirë, presion dhe kthim në ditët e errëta të regjimit. Ups, e përmenda edhe unë #dajxhin,” përfundoi ai.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?