Gjuha shqipe në rrezik edhe në Parlament, nën drejtimin e Afrim Gashit

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 08:48

Gjuha shqipe në rrezik edhe në Parlament, nën drejtimin e Afrim Gashit

Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, ka ngritur shqetësim për moszbatimin e gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Nga foltorja e parlamentit, ai theksoi se dokumentet shpërndahen vetëm në gjuhën maqedonase, ndonëse rregullorja garanton përdorimin e gjuhëve të folura nga mbi 20% e qytetarëve.

“Kemi pranuar një dokument, një raport nga Komisioni i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, vetëm në gjuhën maqedonase. Dhe, natyrisht, nuk është hera e parë,” deklaroi Aziri.

Në reagim të menjëhershëm, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e kundërshtoi këtë pretendim duke thënë se materialet janë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.

“Materialet që dorëzohen deri tek deputetët përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Në moment, materialin e keni edhe në gjuhën shqipe në e-parlament. Problemi është se ende nuk është shtypur në hard copy dhe nuk është dorëzuar. Materialet janë edhe në gjuhën shqipe dhe vazhdimisht kanë qenë,” u shpreh Gashi.

Ndërkohë, për Portalb.mk, Aziri theksoi se kjo nuk është një rast i izoluar, por një praktikë që përsëritet vazhdimisht.

“Prej formimit të kësaj qeverie është parë një tendencë shumë e qartë e refuzimit të përdorimit të gjuhës shqipe, respektivisht e refuzimit të respektimit të Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Raportet dhe dokumentet që vijnë nga komisionet dhe instancat e Parlamentit tek deputetët, vijnë vetëm në gjuhën maqedonase,” theksoi ai.

Aziri tha se përgjigjet e dhëna nga kryeparlamentari nuk janë të qëndrueshme dhe shpesh arsyetohen si “lëshime teknike”.

“Herë kemi përgjigje se nuk kanë pasur kohë për t’i përkthyer, herë na thonë se dokumentet janë në portalin e Kuvendit. Nuk kanë ndonjë qëndrueshmëri, sa i takon këtij problemi,” shtoi deputeti i Frontit Evropian.

Ai e lidhi këtë situatë me një tendencë më të gjerë për të zvogëluar të drejtat e shqiptarëve në vend.

“Në shumë institucione, edhe tabelat treguese që kanë qenë në dy gjuhë, tani janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ky është një alarm se gjithçka që është arritur në kuadër të kohezionit ndëretnik, tentohet të rrënohet,” përfundoi Aziri.

Ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon edhe gjoba për institucionet që nuk e respektojnë zbatimin e tij. Sipas nenit 22, gjobat variojnë nga 4.000 deri në 5.000 euro për institucionet, ndërsa për personat zyrtarë arrijnë deri në 30% të shumës së përgjithshme. Megjithatë, siç denoncon prej kohësh Portalb.mk, këto sanksione nuk janë zbatuar asnjëherë në praktikë. Burimi: Portalb

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 08:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?