VLEN sërish me akuza ndaj Osmanit

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 14:14

VLEN sërish me akuza ndaj Osmanit

Arbnor Maliqi nga VLEN-Çair ka dalë me një deklaratë të ashpër ndaj Bujar Osmanit, duke e cilësuar atë si “kalorësin e fundit të Nikolla Gruevskit” dhe duke e akuzuar për një varg gënjeshtrash e manipulimesh politike.

Gënjeshtrat e Bujar Osmanit kanë kaluar çdo kufi, e vërteta tashmë nuk mund të fshihet,” tha Maliqi, duke shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij politike Osmani “jo vetëm që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna, por ka përdorur vazhdimisht gënjeshtra dhe manipulime për të mashtruar qytetarët shqiptarë.”

Maliqi theksoi katër çështje kryesore ku, sipas tij, Osmani ka mashtruar opinionin:

  • E para, Bujar Osmani gënjeu lidhur me takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Ai publikisht e mohoi një gjë të tillë, ndërkohë që tashmë ekzistojnë dëshmi të qarta që e vërtetojnë të kundërtën.”
  • E dyta, ai gënjeu për kontaktet e tij me udhëheqësit shtetërorë të Serbisë. Janë dokumentuar të paktën 11 takime, për të cilat ai asnjëherë nuk ka informuar opinionin publik.”
  • E treta, Bujar Osmani gënjeu për çështjen e hyrjes së kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit. Pikërisht gjatë mandatit të tij u dha leja për hyrjen e kompanisë MTEL.”
  • E katërta, ai vazhdimisht gënjeu për ndërtimin e rrugës drejt pikës kufitare në Bllacë, duke e shndërruar këtë projekt në premtim të përsëritur në çdo fushatë.”

VLEN kërkon nga Osmani shpjegime publike lidhur me interesat që qëndrojnë pas kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit dhe lojërave të fatit. “A kanë lidhje vizitat e shpeshta të tij në Serbi me këto marrëveshje të dyshimta?” pyeti Maliqi.

Sipas tij, nuk është rastësi që Osmani ishte një nga mbështetësit e mëdhenj të nismës “Ballkani i Hapur”. “Ky projekt fuqizoi ndikimin e Beogradit në rajon dhe dëmtoi pozicionin politik e ekonomik të shqiptarëve,” u shpreh Maliqi.

Ai shtoi se modeli i Osmanit është i njëjtë me atë të strukturave të vjetra të pushtetit: “Sot, ai përfaqëson më shumë interesat e Gruevskit, Mijallkovit dhe Beogradit sesa ato të qytetarëve shqiptarë. Ai është shndërruar në një zëdhënës dhe zbatues të urdhrave të Ali Ahmetit.”

Në fund, VLEN i bëri thirrje Osmanit të japë llogari:
Shqiptarët meritojnë përgjigje të qarta dhe përgjegjësi të plotë, jo gënjeshtra të reja. Bujar Osmani duhet të pranojë përgjegjësinë dhe të tërhiqet nga jeta politike, ose të mbetet përgjithmonë i njohur si figura që punoi me vetëdije kundër interesave të popullit shqiptar.”

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 14:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?