Skandaloze – ASH denoncon: Drejtori i Spitalit në Gostivar mblodhi stafin dhe ua solli në takim kandidatin e VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2025 10:55

Skandaloze – ASH denoncon: Drejtori i Spitalit në Gostivar mblodhi stafin dhe ua solli në takim kandidatin e VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të qytetit, Emri Bajramin, për keqpërdorim të funksionit dhe politizim të institucionit.

Sipas ASh-së, drejtori ka organizuar një mbledhje joformale me shefat e reparteve dhe motrat kryesore në restorantin e spitalit, ku më pas është shfaqur edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit.

“Ky veprim përbën shembull klasik të politizimit të skajshëm të institucioneve dhe ka shkaktuar revoltë të arsyeshme te personeli i spitalit, të cilët janë detyruar të dëgjojnë ‘përrallat’ e kandidatit në garë,” thuhet në reagimin e Degës së ASH-së në Gostivar.

Partia kërkon reagim urgjent nga institucionet kompetente.
“Kërkojmë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, OSBE, KSHZ, si dhe nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu – i cili e ka emëruar këtë drejtor – që të ndërmarrin procedurat e nevojshme ligjore dhe të shqiptojnë sanksionet për këtë abuzim flagrant,” theksohet në komunikatë.

ASH-Gostivar nënvizon se praktikat e tilla nuk do ta frikësojnë kuadrin shqiptar.
“Forma të tilla presioni dhe instrumentalizimi politik nuk e frikësojnë kuadrin shqiptar. Përkundrazi, ato vetëm sa e shtojnë revoltën qytetare dhe e forcojnë bindjen për mobilizim masiv në zgjedhjet e tetorit,” deklaron partia.

Në fund, ASH e cilëson pushtetin aktual si të kapur dhe të bazuar mbi shantazhe e interesa të ngushta.
“Pushteti i kapur, i ndërtuar mbi shantazhe dhe interesa të ngushta, nuk mund të ketë legjitimitet tek shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët është e bindur se verdikti i qytetarëve në tetor do të jetë i qartë dhe ndëshkues për këtë mënyrë qeverisjeje,” përfundon reagimi i Degës së ASH-së në Gostivar. Flaka

73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2025 10:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?