ASH-Sela: Edhe një funksionare e VLEN punon për Botën Serbe, Bujare Abazi sjell Bankën Serbe

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 23:41

ASH-Sela: Edhe një funksionare e VLEN punon për Botën Serbe, Bujare Abazi sjell Bankën Serbe

Pas zëvendës drejtorit të Fondit Pensional, i cili ditë më parë mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes me “Republika Sërbska”, tani një funksionare tjetër e VLEN-it po shkon edhe një hap më tej duke fuqizuar investimet e drejtëpërdrejta sërbe, shkraun nga ASH-Sela.

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi, mori vendim me të cilin i jepet leje “ALTA BANKËS” SHA Beograd, Republika e Serbisë, për dhënien e ofertës për marrjen e “Stopanska Banka” SH.A. Manastir.

Kujtojmë se VLEN gjatë fushatës së fundit parazgjedhore premtoi Bankën Shqiptare, ndërsa pikërisht funksionarja e këtij koalicioni, po bën të kundërtën, sjell një Bankë Sërbe si një nga shtyllat më të fuqishme të Botës Sërbe.

Sërbia dhe Qeveria VMRO-ZNAM brenda një viti kanë realizuar dhjetëra veprime, memorandume, marrëveshje, aktivitete e manifestime në drejtim të instalimit të Botës Sërbe në Maqedoninë e Veriut, përfshirë këtu dhe shpalljen e Manastirit dhe Ohrit si Qytete Sërbe dhe shpalljen e flamurit të përbashkët dhe unitetit sërb në Kajmakçallën nga vetë ministrja e Sërbisë. 

Në këto raste, funksionarët e VLEN luanin vetëm rolin e amortizuesit, arsyetuesit dhe mbrojtësit vasal të këtyre veprimeve. Por kohëve të fundit, vetë funksionarët e partive shqiptare në Qeveri kanë qenë të kyçur drejtëpërdrejtë në tre veprime konkrete në këtë projekt. 

– Kryetari i Komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pranoi mbi 800.000 euro donacion nga një kompani sërbe, të cilat deputeti Bekim Qoku konfirmoi se janë dedikuara për ndërtimin e Kishës.

– Zëvendës Drejtori i Fondit Pensional nënshkruajti Marrëveshjen me Republika Sërbska të udhëhequr nga Millorad Dodik.

– Bujare Abazi, Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori vendim me të cilin i jepet leje “ALTA BANKËS” AD Beograd, Republika e Serbisë, për dhënien e ofertës për marrjen e “Stopanska Banka” SH.A. Manastir.

Për fund rikujtojmë se partitë e koalicionit VLEN që në fillim të formimit të Qeverisë votuan emërimin e mikut të Vuçiçit dhe Dodikut, Ivan Stoilkoviç, për Zëvendës kryeministër për Marëdhënie Ndërmjet Bashkësive. 

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 23:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?