BDI dhe ASH akuzojnë VLEN për hapjen e derës kapitalit serb në sektorin bankar

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 23:50 Përditësuar

BDI dhe ASH akuzojnë VLEN për hapjen e derës kapitalit serb në sektorin bankar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim të thellë lidhur me miratimin e planit për hyrjen e kapitalit serb në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut, përmes vendimit që lejon “ALTA Banka” SHA Beograd të paraqesë ofertë për marrjen e “Stopanska Banka” SHA Bitola.

Sipas njoftimit, Komisioni i Letrave me Vlerë, në mbledhjen e saj të 65-të, të kryesuar nga kryetarja znj. Bujare Abazi – kuadër i VLEN-it – dha lejen zyrtare për këtë procedurë.

BDI ngriti një sërë pyetjesh lidhur me prapaskenat e këtij vendimi:
A ka pasur në shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim mes Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar ky investim i madh serb?”, pyet BDI, duke shtuar:
Nëse ky takim ka ndodhur, cili ishte qëllimi i tij dhe si lidhet me vendimet për dhënien e lejes për ALTA Banka nga institucionet e udhëhequra nga VLEN?

Sipas BDI-së, ky rast përbën një manipulim të qartë: “Pengesa të mëdha u krijohen iniciativave shqiptare për hapjen e bankave, ndërsa kapitali i dyshimtë serb merr miratim të shpejtë nga institucionet”.

Partia rikujtoi edhe rastet ndërkombëtare: “Banka Qendrore Evropiane në vitin 2024 shprehu shqetësime serioze për pastrim të mundshëm parash nga ALTA Pay, e lidhur me Davor Macura, në përpjekjen për të blerë Addiko Bank në Austri. Si është e mundur që një institucion i yni të japë leje pa transparencë të plotë?”, thuhet në reagim.

BDI kërkon përgjigje të menjëhershme nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviç dhe Izet Mexhiti, “për të sqaruar motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë, nëse ka ndodhur, dhe për të garantuar që interesat strategjike dhe financiare të vendit nuk cenohen në favor të interesave të ‘botës serbe’”.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Ky nuk është thjesht një proces ekonomik. Përmes sektorit financiar dhe lehtësive që po u jepen bankave serbe, po instalohet ndikimi direkt i ‘botës serbe’ në Maqedoninë e Veriut. Rrezikohet stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit, duke ndikuar në vendimmarrjen institucionale kundër interesave kombëtare dhe qytetare”, thekson BDI.

ASH: Funksionarët e VLEN-it po shkojnë edhe më tej

Me tone të ashpra reagoi edhe Aleanca për Shqiptarët. Kryetari Ziadin Sela kujtoi se ky nuk është rasti i parë i përfshirjes së funksionarëve të VLEN-it në projekte me Serbinë.

Pas zëvendësdrejtorit të Fondit Pensional, i cili nënshkroi Marrëveshjen me ‘Republika Sërbska’, tani një funksionare tjetër e VLEN-it po shkon edhe më tej, duke fuqizuar investimet e drejtpërdrejta serbe”, tha Sela.

Ai akuzoi se VLEN po punon në kundërshtim me premtimet e veta: “VLEN gjatë fushatës premtoi hapjen e Bankës Shqiptare, ndërsa tani, përmes funksionares së tyre në Komisionin e Letrave me Vlerë, sjellin një bankë serbe si një nga shtyllat më të fuqishme të Botës Serbe”.

Sipas ASH-së, ky është vetëm një hallkë e zinxhirit të gjatë të marrëveshjeve që po instalojnë ndikimin serb në vend:
– Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, pranoi mbi 800 mijë euro donacion nga një kompani serbe për ndërtimin e Kishës;
– Zëvendësdrejtori i Fondit Pensional nënshkroi marrëveshje me “Republika Sërbska” të Millorad Dodikut;
– Bujare Abazi dha leje për hyrjen e ALTA Banka në tregun bankar.

Qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e vendit duhet ta dinë: me votën e tyre, VLEN solli në qeveri një partneritet që fuqizon miqtë e Vuçiçit dhe Dodikut, duke e bërë vendin gjithnjë e më të varur nga ‘bota serbe’”, përfundon reagimi i ASH-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 23:50 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?