Shqipëria hap kapituj të rinj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut ngec te Kajmakçalan

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2025 09:45

Shqipëria hap kapituj të rinj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut ngec te Kajmakçalan

“Këtë të martë, më 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që, në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim,” deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas tij, këta kapituj i shtohen 24 të hapurve në vetëm 11 muaj, çka përbën “një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”. Rama theksoi se Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, që përfshijnë fusha të rëndësishme si transporti, energjia, rrjetet transeuropiane dhe mjedisi, janë tanimë në tryezë. “U vendos edhe një tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE,” përfundoi ai.

Ndërsa Shqipëria hapëron shpejt drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut gjendet e përfshirë në afrime të reja me Serbinë dhe projektin e “Botës Serbe”. Në fillim të shtatorit 2025, Beogradi organizoi një seri veprimesh të koordinuara që shkojnë përtej kujtesës historike dhe prekin politikën aktuale.

Më 7 shtator, në ceremoninë në Kajmakçalan, ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq, së bashku me anëtarë të tjerë të qeverisë serbe, përdori ngjarjen për të përforcuar narrativën e “unitetit të popullit serb” dhe praninë historike të Serbisë në territoret maqedonase. Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski përsëriti retorikën se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë “troje serbe”, duke provokuar reagime të forta.

Pjesë e kësaj ofensive janë edhe vendosja e pllakave për ushtarë serbë dhe për figura të përfshira në pushtimin e Maqedonisë, si Voivoda Vuk, duke sjellë në kujtesë periudha të dhimbshme për maqedonasit. Brenda vetëm pesë ditësh, veprimet e Serbisë u shoqëruan edhe me nënshkrimin e një Memorandumi bashkëpunimi mes Fondit të Sigurimit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Sërpska, duke e shtrirë ndikimin nga simbolika historike te strukturat shtetërore.

Kjo strategji përfaqëson një formë të sofistikuar të “soft power”, ku historia përdoret si instrument për të legjitimuar praninë politike dhe kulturore të Serbisë në rajon. Veprimet e fundit rrezikojnë të ndezin tensione ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut dhe të minojnë stabilitetin e saj politik.

Analistët paralajmërojnë se kjo nuk është thjesht çështje e kujtesës historike, por një sfidë reale për sovranitetin dhe orientimin euro-atlantik të vendit. Duke glorifikuar pushtimin e kaluar dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi institucional, Serbia po përpiqet të krijojë hapësira për legjitimitet të projektit të “Botës Serbe” brenda Maqedonisë së Veriut.

Përballë kësaj situate, mbetet e domosdoshme që institucionet shtetërore të Maqedonisë të reagojnë me qartësi dhe transparencë, duke informuar publikun dhe duke frenuar çdo tentativë për të instrumentalizuar historinë në funksion të politikave hegjemoniste. Vetëm një qëndrim i vendosur mund të garantojë që vendi të mos devijojë nga rruga e tij drejt integrimit evropian dhe të ruajë kohezionin multietnik e sovranitetin kombëtar. Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2025 09:45
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë