Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 21:53

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi një takim me banorët në lagjen Fushë Topanë, ku iu drejtua drejtpërdrejt dhe iu përgjigj propagandës që përhapet lidhur me punën e tij si ministër i Punëve të Jashtme.

“Thonë se si ministër jam shkëputur nga Çairi. Dëgjoni gjuhën, kjo është propagandë”, tha Osmani, duke theksuar se detyrimi i tij si ministër ka qenë i qartë: të përfaqësojë shtetin dhe të sigurojë përkrahje për synimet euroatlantike.

“Detyra ime ka qenë të vizitoj sa më shumë shtete, të sjell sa më shumë ministra dhe kryeministra në Shkup, për të garantuar NATO-n, BE-në dhe marrëdhënie të mira me SHBA-të”, deklaroi Osmani.

Ai nënvizoi se vetëm për katër vite ka tejkaluar të gjithë ministrat e mëparshëm të Jashtëm për nga numri i takimeve, vizitave dhe komunikimeve diplomatike.

“Të gjithë ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut nga ’91 deri më sot nuk mund të tejkalojnë numrin e takimeve dhe komunikimeve që kam zhvilluar unë. Jo pse kam qenë më i mirë, por sepse jam përkushtuar me gjithë zemrën dhe energjinë time, derisa ta arrij rezultatin”, tha Osmani.

Në pjesën emocionale të fjalimit, Osmani theksoi: “Sot, vëllezër e motra, prej jush kërkoj një detyrë: t’ju shërbej vetëm juve. Ju, prej sot, do të jeni Brukseli im. Ju do të jeni ministria ime e Jashtme me të cilën do të mbaj takime”.

Ai shtoi se vjen pa kalkulime, me gjithë forcën dhe përvojën, ndërsa sulmet se ka qenë kryesues i OSBE-së i quajti të ulëta dhe të turpshme.

“Në vend që të krenohen që një djalë nga Serava, nga një familje e varfër, arriti të udhëheqë organizatën më të madhe botërore, ata merren me shpifje të përditshme. Kjo është e ulët. Por unë nuk kthehem për funksione. Kthehem për t’ju shërbyer juve”, tha Osmani.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 21:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?