Nuk mjaftojnë justifikimet – Ibrahimi të kërkojë falje për fyerjen e luftës së lavdishme të 2001-shit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 23:26

Nuk mjaftojnë justifikimet – Ibrahimi të kërkojë falje për fyerjen e luftës së lavdishme të 2001-shit

Gent Aliu

Lufta e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Ali Ahmeti, nuk ishte një ngjarje e zakonshme e historisë sonë – ishte momenti kyç që ndryshoi statusin politik, juridik dhe shoqëror të shqiptarëve në këtë shtet. Nga ajo luftë doli Marrëveshja e Ohrit, dokumenti që i dha fund diskriminimit institucional dhe që e vendosi gjuhën shqipe, përfaqësimin proporcional dhe të drejtën për arsim në shqip në themelet kushtetuese të shtetit.

Pa atë luftë dhe pa atë marrëveshje, shqiptarët nuk do të ishin sot partnerë shtetformues, nuk do të kishin përfaqësim në polici, ushtri, gjyqësor e institucione shtetërore, dhe nuk do të kishin universitete publike në gjuhën e tyre. Është realitet i pamohueshëm që falë sakrificës së UÇK-së, shqiptarët kaluan nga statusi i margjinalizuar në një faktor politik e kushtetues të barabartë.

Pikërisht për këtë arsye, deklaratat e Zeqirja Ibrahimit, që relativizojnë apo kritikojnë luftën e vitit 2001, nuk janë thjesht të gabuara politikisht – ato janë fyerje e drejtpërdrejtë për gjithë shqiptarët, për dëshmorët dhe për familjet që sakrifikuan. Ai nuk mund të fshihet pas justifikimeve dhe arsyetimeve të pajustifikueshme.

Në vend që të përpiqet të shlyejë historinë, Ibrahimi duhet të gjejë guximin moral dhe politik të kërkojë falje. Falje për fjalët e tij, falje për mosrespektin ndaj një lufte që i dha shqiptarëve barazinë kushtetuese, falje ndaj komunitetit që sot e ka mundësinë të flasë e të veprojë politikisht pikërisht sepse dikush dikur mori armën për liri.

Çdo tentativë për të ulur peshën e luftës së vitit 2001 është, në fakt, një shërbim për ata që duan të minojnë të arriturat e shqiptarëve dhe t’i kthejnë pas. Historia është e qartë: Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimet që ajo solli janë vepër e lavdishme e UÇK-së dhe e Ali Ahmetit. Dhe kushdo që e mohon këtë, duhet të mbajë përgjegjësi morale para popullit.

Zeqirja Ibrahimi, nëse nuk ka guxim të mbrojë të vërtetën historike, të paktën të ketë guxim të kërkojë falje.

52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 23:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë