6 terrene sportive në Gostivar – Limani: Investim për rininë dhe komunitetin

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shtator, 2025 20:28

6 terrene sportive në Gostivar – Limani: Investim për rininë dhe komunitetin

Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rekonstruksionin dhe ndërtimin e 6 terreneve sportive nga te cilët 4 janë terene sportive, nje park me teren sportiv dhe nje kend lojrash sportiv, në vendbanime të ndryshme të qytetit, duke e bërë sportin më afër të rinjve dhe komunitetit tonë. 

Nga këto, 3 terrene ekzistuese do të rinovohen dhe do të pajisen me mjete moderne dhe shtresë tartani, ndërsa 3 terrene të reja do të ndërtohen nga e para, sipas standardeve më të larta bashkëkohore për siguri, cilësi dhe funksionalitet.

Ky investim është pjesë e vizionit të Komunës së Gostivarit për të ndërtuar një rrjet të plotë të infrastrukturës sportive, ku çdo lagje dhe çdo vendbanim të ketë terrenin e vet sportiv.

Punimet përfshijnë lokacione strategjike, duke përfshirë: Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Shkollën e Mesme Teknike, zonën pranë Stacionit të Autobusëve, lagjen Maleardi, hapësirën te Amfiteatri dhe shëtitoren përgjatë lumit Vardar.

Këto projekte nuk janë vetëm ndërtim terrenesh, por janë ndërtim i mundësive: për të rinjtë që duan të garojnë dhe të zhvillohen, për familjet që duan më shumë hapësira rekreative dhe për një komunitet që rritet më i shëndetshëm dhe më i bashkuar.

“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë hapësira ku të rinjtë tanë të kalojnë kohë cilësore, të merren me sport dhe të rriten të shëndetshëm. Këto investime janë investime për të ardhmen e gjeneratave tona,” – thekson Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shtator, 2025 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?