BDI: Zgjidhja nuk janë akuzat politike, por vetingu dhe sundimi i ligjit

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shtator, 2025 08:46

BDI: Zgjidhja nuk janë akuzat politike, por vetingu dhe sundimi i ligjit

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshme dhe të rrezikshme gjuhën populiste dhe sulmet boshe të përsëritura të kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së dhe përfaqësuesve të saj.

Në vend se të merret me premtimet e parealizuara të qeverisë së tij dhe me skandalet që rëndojnë mbi qeverisjen aktuale të VMRO-DPMNE-së, kryeministri zgjedh të shpërqendrojë opinionin publik me akuza boshe dhe të pabazuara.

BDI ka qenë dhe mbetet forca kryesore që ka garantuar stabilitetin politik, anëtarësimin në NATO, nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ndërtimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend që të respektojë këto arritje, Mickoski vazhdon me retorikë përçarëse dhe me tentime të vazhdueshme për të kriminalizuar shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë, duke zbatuar politika që i ngjajnë politikave të fundviteve 80’, ku sistemi i atëhershëm promovonte të drejta për të gjithë përmes përfaqësuesve “të ndershëm” pa legjitimitet, e në veçanti për shqiptarët.

Sa i përket akuzave për “paditë” ndaj funksionarëve të BDI-së, ne i kujtojmë kryeministrit se përgjegjësia për drejtësi nuk matet me fjalime politike, por me proces të vetingut. BDI ka qenë e para dhe e vetmja parti që ka kërkuar zyrtarisht nga prokuroria e rregullt dhe prokuroria e atëhershme speciale që të hetohet çdo funksionar i saj. BDI është e para dhe e vetmja parti që ka kërkuar veting të plotë dhe të paanshëm për gjyqtarët, prokurorët dhe për të gjithë zyrtarët publikë,  përfshirë edhe politikanët. BDI vazhdon të kërkoj hetim për prejardhjen e pasurisë së politikanëve të çdo partie. BDI poashtu kërkon hetim për procesin e privatizimit në vend. Le të ketë poashtu hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit që kanë punuar nga viti 1945 e këtej, si OZNA, UDB-ja, SDB-ja, DBK-ja, UBK-ja, ANB-ja. Ky është propozimi i BDI-së, pranojeni. Vetingu është mënyra e vetme për t’i dhënë fund këtij debati dhe për të garantuar barazi para ligjit.

BDI i bën thirrje kryeministrit që të ndalojë me gjuhën e akuzave të pabazuara dhe të kthehet tek përgjegjësitë reale që i ka përpara qytetarëve: të përmirësojë gjendjen ekonomike, të luftojë korrupsionin në institucionet që ai i drejton dhe të sigurojë që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.

Asnjë propagandë dhe asnjë akuzë boshe nuk mund të fshehë faktin se qytetarët sot jetojnë me më shumë pasiguri, më pak dinjitet dhe me më pak shpresë për të ardhmen për shkak të keqqeverisjes.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i vendosur për të luftuar diskriminimin, për të mbrojtur interesin kombëtar, për të siguruar sundim të së drejtës dhe për të avancuar drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shtator, 2025 08:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?