ASh: Mashtrim zgjedhor në Butel – VLEN tenton të manipulojë me kandidaturë fiktive

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shtator, 2025 08:49

ASh: Mashtrim zgjedhor në Butel – VLEN tenton të manipulojë me kandidaturë fiktive

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin dhe indinjatën për skandalin e fundit zgjedhor në Komunën e Butelit, ku një kandidat i përkrahur nga VLEN-i, me bekimin e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, tentoi të manipulojë procesin zgjedhor përmes mashtrimit me të dhënat personale.

Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatura në fjalë është refuzuar pasi kandidati kishte adresë jashtë Komunës së Butelit, konkretisht në Çair, dhe u përpoq ta ndryshonte atë në mënyrë të paligjshme pas dorëzimit të dokumentacionit – një veprim që përbën manipulim flagrant dhe shkelje të rregullave zgjedhore.

Ky tentim i mjerë për të falsifikuar legjitimitetin e një kandidature, vetëm për të përçarë votën shqiptare në Butel, është dëshmi e qartë se VLEN-i nuk ka vizion, nuk ka mbështetje reale në terren dhe është i gatshëm të luajë rolin e patericës politike të VMRO-së, edhe në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

VLEN-i, që përpiqet të paraqitet si përfaqësues i shqiptarëve në qeverinë e VMRO-së, në realitet është shndërruar në instrument pazareve politike, duke bashkëpunuar me struktura që historikisht kanë qenë kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përdorimi i kandidaturave fiktive, manipulimi me dokumente dhe falsifikimi i adresave janë metoda të ulëta, të papranueshme për një subjekt politik që pretendon të përfaqësojë qytetarët me seriozitet. Këto veprime të turpshme bien ndesh me çdo standard demokratik dhe përbëjnë krim elektoral, i cili duhet të hetohet urgjentisht nga institucionet përkatëse. Flaka

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shtator, 2025 08:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?