Ahmeti: Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet gjuha, historia dhe krenaria kombëtare

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2025 23:24 Përditësuar

Ahmeti: Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet gjuha, historia dhe krenaria kombëtare

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me të rinjtë e Kërçovës, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm, ku ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë autoktonë dhe se të drejtat e tyre nuk mund të mohohen.

Ta humbish integritetin dhe dinjitetin, është sikur t’ia marrish shpirtin e organizmit. Për fat të keq, kjo na ka ndodhur neve për këto 15 muaj. Na kanë goditur edhe në dinjitet, edhe në integritet,” u shpreh Ahmeti.

Ai kujtoi një episod të së kaluarës politike:
Çka më ktheu mua pas në konceptin tim, ishte kur e pashë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së së atëhershme që ia drejtonte dorën fotografisë së Fatmir Deharit dhe thoshte: Fatmir Dehari le të shkojë në Shqipëri po ta duaj Shqipërinë, por këtu është Maqedoni. Kjo është Maqedoni shqiptare dhe le ta dinë të gjithë.

Ahmeti nënvizoi se shqiptarët nuk janë të ardhur, por popull autokton në këto troje:
Shqiptarët nuk janë të dyndur nga ndonjë vend, nuk janë ardhacakë, por janë autokton bashkë me diellin që ka lind. Tani, në këto toka, të ua mohosh shqiptarëve gjuhën, historinë, është padrejtësi e madhe. Këto janë teza të Çubrilloviçit dhe Grashaninit, që unë po i shoh se po përpiqen t’i aplikojnë me shqiptarët. Me vetëdije ose pa vetëdije, politikanët sot në Maqedoni po tentojnë t’i zbatojnë.

Duke iu drejtuar rinisë, ai kujtoi sakrificat e brezit të kaluar:
E dashura Rini, vëllezërit tuaj para 24 vitesh kanë derdhur gjak për këtë flamur, kanë derdhur gjak për ato Universitete që sot i kemi. Universiteti i Tetovës është i vetmi në botë që është hapur me gjak. Moshatarët tuaj u flijuan që gjuha dhe identiteti i tyre të mos mohohet. Sot, obligimi dhe misioni juaj është që këtë krenari dhe këtë gjak të derdhur për lirinë tonë, ta mbroni dhe të jeni avangarda e pamposhtur. Të gjithë ne do të jemi në ballë dhe nuk do t’ju lëmë vetëm në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Fjalimi i Ahmetit u prit me ovacione të fuqishme dhe thirrje të të rinjve për “UÇK”. Flaka

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2025 23:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?