Nafie Selmani i drejtohet deputetit Bekim Qoku: Ndryshimi nuk bëhet me pallavra në rrjete sociale

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2025 12:17

Nafie Selmani i drejtohet deputetit Bekim Qoku: Ndryshimi nuk bëhet me pallavra në rrjete sociale

Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj koordinatori të VLEN-it dhe deputetit Bekim Qoku, duke e cilësuar atë si “deputetin më pasiv në Kuvend” dhe të angazhuar vetëm në rrjete sociale për të kritikuar gazetarët.

“Koordinatori i VLEN-it, deputeti më pasiv në Kuvend, Bekim Qoku, dje në pikë të natës qenka angazhuar aty ku di më së miri, në Facebook, për të kritikuar gazetarët që nuk mendojnë si ai, këtu e në Prishtinë/Tiranë,” – shkruan Selmani.

Ajo thekson se Qoku akuzon BDI-në për korrupsion, por nuk ka dhënë ende shpjegime për shpenzimet e larta të udhëtimeve të tij.

“Po akuzon BDI-në për korrupsion Qoku, por ende nuk ka shpjeguar pse është deputeti më i paguar për shpenzime udhëtimi që opinioni publik nuk e di a i ka bërë dhe në cilin drejtim. A nuk është kjo formë korrupsioni, Qoku?” – pyet Selmani.

“Ndryshimi nuk bëhet me pallavra në rrjete sociale”

Selmani kujtoi se VLEN erdhi në pushtet me premtime për ndryshim, drejtësi dhe luftë kundër nepotizmit, por sipas saj, në praktikë ka ndodhur e kundërta.

“Është e lehtë për VLEN-in e Qokun të thonë: ‘Ne kemi vetëm një vit në pushtet, ndërsa BDI ka pasur 23 vite.’ Por çfarë e bën ndryshimin mes një qeverisjeje të djeshme dhe të sotme? E bën vullneti, serioziteti dhe guximi për të vepruar, e jo pallavrat tuaja në rrjete sociale.”

Ajo shtoi se në vend të pastrimit të institucioneve nga korrupsioni dhe nepotizmi, VLEN ka ndjekur të njëjtën praktikë të punësimeve familjare.

“I punësuat nipërit, djemtë, tezakët, miqtë, jaraneshat e familjarët tuaj. Apo sipas filozofisë së Qokut, nepotizëm quhet vetëm kur bëhet nga të tjerët, por jo kur bëhet nga ai vetë dhe grupacioni politik ku bën pjesë ai – VLEN-i?!”

“Qoku, je deputet – vepro si i tillë”

Selmani nënvizoi se një vit e gjysmë qeverisje është kohë e mjaftueshme për të treguar drejtimin e saj, ndërsa të gjitha arsyetimet me “BDI-në për 20 vite” nuk qëndrojnë.

“Nëse çdo dështim arsyetohet me ‘BDI-në që i ka bërë për 20 vite’, atëherë pse duhej ndërruar qeveria fare?” – pyeti ajo.

Në fund, Selmani i bëri thirrje Qokut të kryejë detyrat e tij si deputet dhe të lërë retorikën boshe në rrjete sociale.

“Qoku, je deputet, vepro si i tillë! Merru me punën për të cilën të paguajmë. Lëre Facebook-un për ne qytetarët, sepse po të paguajmë për punë konkrete, jo për pallavra në Facebook!” – përfundoi Selmani. Flaka

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2025 12:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?