Habit Mexhiti nga VLEN: “Ka ardhur momenti për një ndryshim të vërtetë në Çair”

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2025 23:05 Përditësuar

Habit Mexhiti nga VLEN: “Ka ardhur momenti për një ndryshim të vërtetë në Çair”

Në hapjen solemne të shtabit zgjedhor në lagjen Dizhon 2, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, theksoi se ka ardhur koha për një ndryshim të thellë dhe të qëndrueshëm në komunë, edhe pse, Izet Mexhiti nga viti 2005 qeverisë me Çairin, transmeton Flaka

Në fjalimin e tij para qytetarëve, Mexhiti kritikoi qeverinë e kaluar për mungesë të projekteve konkrete, duke theksuar se dy zëvendëskryeministra nga Çairi, Artan Grubi dhe Bujar Osmani, nuk kanë realizuar asnjë projekt të rëndësishëm për komunën, pavarësisht pozitave të tyre.

“60% e taksave në nivel të qytetit vijnë nga Çairi dhe ato duhet të kthehen si investime të drejtpërdrejta. Nëse ka ndonjë investim nga e kaluara, ai mban vulën tonë. Ata që sot kërkojnë votën, le të tregojnë qoftë një projekt që e kanë nisur dhe përfunduar në Çair – nuk ka asnjë,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se problemet e ndërtimeve të egra në lagje si Dizhon janë trashëguar që nga periudha e ish-Jugosllavisë dhe se zgjidhja e tyre kërkon angazhim të guximshëm dhe jo vetëm retorikë politike.

Mexhiti prezantoi disa nga projektet që tashmë po realizohen:

  • Ndërtimi i rrugës “Ferid Murati”
  • Përfundimi i pishinës në shkollën “Ismail Qemali”
  • Asfaltimi i rrugëve lokale në disa lagje

Ai theksoi se përmes ndërmarjeve komunale në Qytetin e Shkupit do të bëhen shumë investime edhe në komunën e Çairit, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Ndryshimi do të vijë përmes punës, jo përmes hakmarrjes. Drejtorët e rinj nuk do të hakmerren ndaj të punësuarve, ata do të shërbejnë për qytetarët dhe lagjet tona,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN ka sjellë një gjeneratë të re kandidatësh, të pakorruptuar dhe me energji për t’i dhënë komunës një frymë të re, dhe bëri thirrje që qytetarët të krahasojnë kandidatët mbi bazën e fakteve dhe veprave, jo emocioneve dhe fjalëve boshe.

“Këtë herë, Çairi do ta vendosë vulën e suksesit. Ne do të hapim një kapitull të ri për komunën tonë, të ndershëm, zhvillimor dhe modern,” përfundoi Mexhiti.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2025 23:05 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?