Skender Rexhepi Zejd: Shqiptarët sikurse në vitin 2008, do të dinë të japin përgjigjen e merituar

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Shtator, 2025 00:04

Skender Rexhepi Zejd: Shqiptarët sikurse në vitin 2008, do të dinë të japin përgjigjen e merituar

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, në fjalimin e tijë që po mbahet në Konventën Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, në fjalimin e tjë ka theksuar se gjithmonë kur ka kërkuar interesi kombëtarë shqiptarë janë reshtuar në krahun e duhur.

Ai kujtoi zhvillimet politike të vitit 2008, kur shqiptarët rrëzuan qeverinë e atëhershme PDSH-VMRO, duke e krahasuar me pushtetin aktual.Shkruan Top24

“Historia po përsëritet. Tetëmbëdhjetë muaj zgjati qeveria VMRO-PDSH antishqiptare dhe qeveria pa legjitimitet. Ndërsa sot, po ju përgëzoj, sepse pikërisht po aq do të zgjasë edhe kjo qeveri pa legjitimitet, antishqiptare e VMRO-së,” theksoi Zejdi.

Ai shtoi se shqiptarët, njësoj si në vitin 2008, do të dinë të japin përgjigjen e merituar, duke e cilësuar këtë moment si një kthesë vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

“Ata të cilët e sollën ndryshimin në vitin 2008, të cilët e flakën atë qeveri të qenurit shërptor të PDSH-së përballë Gruevskit, sot pikërisht jeni ju që do ta flakim këtë pushtet të qenurit shërptor i VLEN-it përballë pasardhësve të Gruevskit-Mickoskit,” tha Zejdi.

Me këtë mesazh, ai theksoi se historia po përsëritet dhe se shqiptarët përsëri janë në prag të një vendimi të madh politik, për ta ndalur, siç tha ai, një qeveri që nuk i shërben interesave të tyre kombëtare.

“Ju faleminderit, Zoti ju bekoftë të gjithëve,” përfundoi fjalimin e tij Zejdi, i shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të të pranishmëve në sallë

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Shtator, 2025 00:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?