Aliu: Izet Mexhiti blen 5.000 pëlqime nga kinezët për t’i bërë karshillëk Ahmetit dhe Osmanit

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Shtator, 2025 09:44

Aliu: Izet Mexhiti blen 5.000 pëlqime nga kinezët për t’i bërë karshillëk Ahmetit dhe Osmanit

Analisti Gent Aliu nga Shkupi, ka reaguar ndaj aktivitetit të fundit të kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në rrjetet sociale, përcjell Flaka.

“Kur e sheh që nuk po të dalin matematikat me popullin tënd, fron kinezët në ndihmë. Izet Mexhiti blen 5.000 like për t’i bë karshillëk Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit,” deklaroi Aliu.

Ai tha se kjo dukuri është e dukshme për këdo që hyn në faqen e Mexhitit.

“Nuk besoni? Hyni te faqja e Izetit dhe shikoni – klikoni kush i ka bërë like,” theksoi Aliu.

Sipas tij, blerja e pëlqimeve nuk është një praktikë e izoluar vetëm tek një individ i caktuar, por një fenomen më i gjerë në politikë.

“Është e zakonshme që politikanë të angazhojnë stafin e tyre për të blerë pëlqime, shikime dhe shpërndarje në postimet e tyre në rrjetet sociale,” shtoi Aliu, i pyetur nga Flaka për ta komentuar postimin e tij në Facebook. Flaka

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Shtator, 2025 09:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?