Vajza e Komandant Strugës godet Adnan Azizin: Gjaku i babait tim nuk është slogan elektoral!

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2025 07:51

Vajza e Komandant Strugës godet Adnan Azizin: Gjaku i babait tim nuk është slogan elektoral!

Shqipdona Mazari, vajza e komandant Strugës – Nuri Mazarit, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Adnan Azizit, pas përmendjes së emrit të babait të saj në një tubim elektoral, transmeton gazeta Flaka

“Ali Ahmeti dhe Komandant Struga – Nuri Mazari, babai im – ishin bashkëthemelues të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Babai im, Komandant Struga, dhe Ali Ahmeti bënë realitet fitimin e Komunës së Strugës, që sot të ketë mundësi çdo parti shqiptare të garojë në zgjedhje si e barabartë dhe Kryetari i Komunës të jetë nga radhët e përkatësisë etnike shqiptare.

Sot ndjej nevojën të jem edhe më e qartë: personi që u përmend në atë fushatë publike, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, nuk është vrasësi i babait tim. Nuk është vetëm padrejtësi ndaj tij, por është edhe një abuzim i rëndë me kujtimin e babait tim dhe me vuajtjen e familjes sonë.

Zotëri Adnan Azizi, me çfarë të drejte e përdorët këtë emër të shenjtë për kauza të momentit politik? A nuk e dini se idealet nuk janë mall tregu? Se gjaku dhe sakrifica nuk janë slogan elektoral?”, ka shkruar Shqipdona Mazari.

Në reagimin e tij, Adnan Azizi, duke iu drejtuar Ali Ahmetit, deklaroi:

“Ti nuk je shqiponjë – ti je vrasës i shqiponjave! Bashkëpunëtorët dhe zagarët e tu vranë komandant Shqiponjën dhe Komandant Telin!”

Ai vazhdoi me akuza të tjera, duke përmendur një listë të gjatë figurash të njohura të UÇK-së dhe strukturave të pasluftës, të cilët sipas tij janë likuiduar nga njerëzit pranë Ahmetit.

“Bashkëpunëtorët dhe zagarët e tu vranë Komandantin e vërtetë Harun Aliun, Shaban Zenunin, Xhafen, vranë komandantin Mazarin dhe likuiduan Komandant Ridvan Nezirin.” Gazeta Flaka

Postimi i plotë nga Shqipdona Mazari: Për nderin e babit tim dhe padrejtësinë që vazhdon

Me keqardhje të thellë ndjej detyrimin moral dhe njerëzor që të reagoj publikisht për një çështje që për familjen time është plagë e hapur prej dy dekadash.

Më vjen keq që jam e detyruar ta ndaj me qytetarët një moment kaq personal – videon e vetme që kam me babanë tim – vetëm për të bërë një deklaratë që nuk duhej të kishte nevojë për dëshmi të dhimbjes sonë.

Dua të theksoj sërish, ashtu siç kam deklaruar më 11 korrik 2025: “E dimë kush e vrau Nuriun në vitin 2005, por për 20 vite me radhë ai është vrarë çdo ditë nga institucionet: nga policia, prokuroria dhe gjykatat.” Kjo padrejtësi e zgjatur është krim më vete.

Ali Ahmeti dhe Komandant Struga – Nuri Mazari, babai im – ishin bashkëthemelues të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Babai im, Komandant Struga, dhe Ali Ahmeti bënë realitet fitimin e Komunës së Strugës, që sot të ketë mundësi çdo parti shqiptare të garojë në zgjedhje si e barabartë dhe Kryetari i Komunës të jetë nga radhët e përkatësisë etnike shqiptare.

Sot ndjej nevojën të jem edhe më e qartë: personi që u përmend në atë fushatë publike, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, nuk është vrasësi i babait tim. Nuk është vetëm padrejtësi ndaj tij, por është edhe një abuzim i rëndë me kujtimin e babait tim dhe me vuajtjen e familjes sonë.

Zotëri Adnan Azizi, me çfarë të drejte e përdorët këtë emër të shenjtë për kauza të momentit politik? A nuk e dini se idealet nuk janë mall tregu? Se gjaku dhe sakrifica nuk janë slogan elektoral?

U bëj thirrje të gjithë atyre që e përmendin emrin e tij për qëllime politike, personale apo propagandistike, që të ndalojnë menjëherë. Mos e përdorni Nuriun – as jetën e tij, as vdekjen e tij – për përfitime apo qëllime të ulëta. Është e padenjë. Është e turpshme. Kujtimi i babait tim meriton drejtësi, jo përdhosje.

Mos u zini mes vete, shqiptarë.Mos e bëni dhimbjen armë.Bashkohuni, sepse kur jeni bashkë, jeni më të fortë, më të pathyeshëm, më të respektuar.

Kjo është rruga e vetme përpara: rruga e besës, e unitetit dhe e forcës kombëtare.

Me respekt dhe përgjegjësi, Shqidona Mazari

247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Tetor, 2025 07:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?