Mes shiut dhe baltës – 80-vjeçari i qanë hallet e lagjes, Bujar Osmanit

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 00:34

Mes shiut dhe baltës – 80-vjeçari i qanë hallet e lagjes, Bujar Osmanit

Në një ditë me shi dhe baltë, kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, ka zhvilluar një vizitë simbolike dhe domethënëse në lagjen Gazibabë, ku ka ecur krah për krah me një prej banorëve më të vjetër dhe më të respektuar të zonës – 80-vjeçarin z. Nevaip Ramadani.

Osmani e cilësoi takimin si një nga më të veçantët në fushatën e tij, duke thënë se përmes bisedës me zotëri Ramadanin, ka kuptuar më thellë plagët e vjetra të kësaj lagjeje dhe mungesën e kushteve bazike për një jetë me dinjitet.

“Sot, mes baltës dhe shiut të rëndë në Gazibabë, eca krah për krah me 80-vjeçarin z. Nevaip Ramadani – një aktivist i palodhshëm i këtij vendi, që me urtinë e tij ma tregonte çdo plagë të kësaj lagjeje. Nga këshillat dhe tregimet e tij kuptova më shumë se kurrë se ndryshimi nuk është luks, por nevojë,” – u shpreh Osmani.

Ai theksoi se, pavarësisht moshës apo gjeneratës, një gjë është e përbashkët për të gjithë banorët e Çairit: thirrja për ndryshim.

“Nga më i riu deri tek më i moshuari, të gjithë thonë të njëjtën gjë: Çairi ka nevojë për ndryshim. Dhe ne do ta bëjmë këtë ndryshim,” – përfundoi kandidati.

Ky takim vjen në vazhdën e fushatës së tij nën moton #BashkëPërÇairin, që synon të sjellë një qasje të re dhe më njerëzore ndaj qeverisjes lokale, duke vendosur në qendër qytetarin dhe nevojat e tij reale.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 00:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?