AKI akuzon Bilall Kasamin: Shefi i PR-së Adnan Selmani përfitoi mbi 150 mijë euro nga buxheti i Tetovës
Botuar nga Flaka
3 Tetor, 2025 12:34 Përditësuar
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dalë sot me akuza të ashpra ndaj kryetarit në ikje të Tetovës, Bilall Kasami, duke pretenduar se shefi i PR-së së tij, Adnan Selmani, ka përfituar mbi 150 mijë euro nga fondet e komunës.
Sipas AKI-së, vetëm kompania “On Media”, e themeluar në fund të vitit 2023, ka marrë mbi 80 mijë euro nga Komuna e Tetovës gjatë viteve 2024 dhe 2025.
“Çdo ditë, kryetari në ikje po keqpërdor buxhetin e qytetarëve për interesa personale dhe partiake”, deklaruan përfaqësuesit e AKI-së gjatë një konference për shtyp.
Aleanca Kombëtare për Integrim kërkoi që organet kompetente të ndërmarrin hetime të menjëhershme dhe të ndalojnë çdo keqpërdorim të mëtejshëm të fondeve publike, që sipas tyre po dëmton rëndë interesin e qytetarëve të Tetovës. Gazeta Flaka
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.