Më 19 tetor, me votën tuaj do ta çlirojmë Çairin, premton Bujar Osmani

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Tetor, 2025 22:45

Më 19 tetor, me votën tuaj do ta çlirojmë Çairin, premton Bujar Osmani

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para qytetarët e Çairit sonte, dërgoi një mesazh të fuqishëm, plot emocione dhe vendosmëri. Ai i bëri thirrje popullit për një ditë historike, 19 tetorin, që siç tha ai, do të mbahet mend si “dita e çlirimit të Çairit”.

“Më 19 tetor, vetëm një dalje në votim mund të sjellë më shumë se katër fitore të mëdha. Fitore që do ta ndryshojnë drejtpërdrejt jetën e secilit prej nesh, të familjeve tona dhe të komunës sonë”, tha Osmani para sallës së mbushur plot në Çair.

Ai theksoi se fitorja e parë dhe më e rëndësishme do të jetë “çlirimi i Çairit pas njëzet vitesh robëri”.

“Komuna jonë, e vogël por me njerëz të mirë, është e robëruar nga një klikë që ia ka mbytur shpirtin. Nuk e lejon të marrë frymë lirshëm, nuk e lejon t’u shërbejë njerëzve. Sot ndërtesa e komunës është shndërruar në seli partie, ndërsa vetë komuna, në restorant. Është koha ta çlirojmë”, deklaroi Osmani, duke shkaktuar duartrokitje dhe mbështetje të fuqishme nga të pranishmit.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se nuk ka hyrë në këtë garë për funksion, por për ndryshim.
“Nuk kandidoj për ta drejtuar komunën e Çairit, por për të qenë zëri i njerëzve. Zëri i frustrimit dhe pakënaqësisë që shumëkush nuk ka mundur ta shprehë për një kohë të gjatë. Nuk premtoj mrekulli. Premtoj ndershmëri, disiplinë, punë të palodhshme dhe partneritet me qytetarët. Ky është zotimi ynë ndaj gjeneratave që do të vijnë.”

Osmani po ashtu theksoi se fitorja e dytë më 19 tetor do të jetë fitore edhe për gjithë qytetin.
“Me vetëm një dalje në qendrën e votimit, përveç që do ta çlirojmë Çairin, do të ndikojmë edhe në fitoren në qytetin e Shkupit, ku Abdul Selami është në krye të listës. Shkupi meriton energji të re dhe shpresë të re”, tha ai.

Ngjarja përfundoi në atmosferë entuziazmi, shprese dhe uniteti, me thirrje nga qytetarët për ndryshim dhe mbështetje të vizionit të ri të Osmanit për një Çair që i përket njerëzve, e jo individëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Tetor, 2025 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.