Korrupsioni dhe ligjet e paqarta mbajnë peng Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Tetor, 2025 23:50

Korrupsioni dhe ligjet e paqarta mbajnë peng Maqedoninë e Veriut

Korrupsioni mbetet një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut, thuhet në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, njofton PressOnline.al

Sipas raportit, përveç korrupsionit, faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht në klimën e biznesit janë rregulloret komplekse ligjore, ndryshimet e shpeshta të ligjeve dhe interpretimi jokonsistent i tyre. Këta elementë, sipas raportit, krijojnë pasiguri për investitorët dhe zvogëlojnë mundësitë për investime të reja.

Dokumenti thekson se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur disa hetime, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të lartë, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka përfunduar me ndjekje penale.

Gjithashtu, raporti vlerëson se gjatë vitit 2024 janë vërejtur përpjekje të kufizuara për tërheqjen e investimeve të reja, ndërsa Qeveria ka qenë e fokusuar kryesisht në efikasitetin energjetik, mbështetjen e familjeve në nevojë dhe zbutjen e inflacionit. Si rezultat, rritja ekonomike e vendit në vitin 2024 ka qenë vetëm 2.2 për qind.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Tetor, 2025 23:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.