ZNM dënon ashpër sulmin brutal ndaj redaksisë së “Infomaks” – Flaka kërkon me forcë zbardhjen e rastit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Dhjetor, 2025 09:55 Përditësuar

ZNM dënon ashpër sulmin brutal ndaj redaksisë së “Infomaks” – Flaka kërkon me forcë zbardhjen e rastit

Marketing Politik

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM) ka reaguar ashpër ndaj sulmit brutal që ndodhi dje në redaksinë e “Infomaks”, gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë, nga një person ende i panjohur, duke rrezikuar sigurinë e gazetarëve Aleksandar Mitovski dhe Milosh Miloshevski, si dhe të të gjithë punonjësve të redaksisë.

Sipas informacioneve nga kolegët e “Infomaks”, agresori ka mbërritur me taksi para objektit, pikërisht gjatë transmetimit live. Ai fillimisht ka filluar të godasë dhe trokasë me agresivitet në derën e hyrjes, e cila ishte e mbyllur dhe e siguruar me kod. Pas pak minutash, personi ka arritur ta thyejë me forcë derën dhe të hyjë në oborrin e redaksisë.

Në momentin kur emisioni u ndërpre për pauzë, gazetari Milosh Miloshevski ka dalë jashtë për të parë çfarë po ndodhte. Ndërkohë, sulmuesi ka vazhduar të lëvizë drejt pjesës tjetër të objektit, ku ka thyer edhe një derë tjetër, duke tentuar të hyjë brenda studios.

Sipas dëshmive të gazetarëve, personi ka lëshuar fyerje dhe kërcënime për jetë, ndërsa hyrja me forcë në redaksi bëri që transmetimi të ndërpritej dhunshëm – një akt që, siç theksojnë nga ZNM, përbën pengim të drejtpërdrejtë të punës profesionale dhe të drejtës së gazetarëve për të informuar lirisht.

ZNM kujton se sjellje të tilla mund të përfshihen në dispozitat e nenit 382 të Kodit Penal – “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, vepër që parashikon dënim deri në tre vjet burg:

“Agresori ka hyrë me forcë në studio, ka thyer inventar dhe ka ndërprerë me dhunë punën e gazetarëve, duke penguar kështu edhe obligimin e tyre për të informuar lirisht,” thekson ZNM.

Shoqata vlerëson se incidenti paraqet kërcënim serioz për sigurinë e punonjësve të medias dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes.

“Kërkojmë sanksionimin më të rreptë të autorit, me qëllim të parandalimit të sulmeve të ardhshme dhe vendosjen e tolerancës zero ndaj dhunës ndaj gazetarëve,” deklaron ZNM.

Shoqata apelon që të gjitha institucionet kompetente – policia, prokuroria dhe organet e tjera hetimore – të veprojnë profesionalisht, efikas dhe pa vonesa, që rasti të zbardhet sa më shpejt.

ZNM njofton se do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të reagojë sa herë që rrezikohet siguria e gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

Redaksia e Agjenicisë së Lajmeve Flaka, solidarizohet me kolegët nga Infomaks dhe kërkon me forcë nga organet e shtetit që rasti të zbardhet, të mos heshtet dhe të merr epilog gjyqësor dhe sanksionues për dhunuesin.

Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnatës, një person tentoi të hynte me forcë në studion e Infomax gjatë transmetimit live të podkastit “Muhabete të rënda”, ku të pranishëm ishin drejtuesit Milosh Miloshevski dhe Aleksandar Mitovski, si dhe i ftuari i rregullt, ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, përcjell Zyrtare.

Ngjarja ndodhi rreth minutës së 77-të të transmetimit, kur një person trokiti dhe më pas, sipas gazetarit Mitovskit, theu derën e hyrjes së studios. Pas një pauze të shkurtër, Mitovski deklaroi se personi kishte hyrë brenda, kishte dëmtuar disa dyer të tjera dhe ishte konfliktuar fizikisht me gezetarin Miloshevski, derisa stafi arriti ta nxirrte jashtë. Më pas ndërhyri policia, e cila e ndaloi sulmuesin.

Sipas Mitovskit, personi kishte hyrë për të “mbrojtur kryeministrin nga kritikat” që po bëheshin në emision.

Transmetimi u rifillua rreth orës 4 të mëngjesit, kur gazetari Mitovski konfirmoi se policia kishte përfunduar kontrollin në redaksi. Ai shtoi se sulmi mund të ketë qenë provokim, duke përmendur faktin që ai ende ka një pjesë të mbetur të dënimit me kusht nga viti 2020 për publikimin e një dokumenti zyrtar. Gazeta Flaka

45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Dhjetor, 2025 09:55 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?