Ëndrra evropiane në pikëpyetje: 25% e qytetarëve besojnë se Maqedonia e Veriut nuk do të hyjë kurrë në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2025 22:30

Ëndrra evropiane në pikëpyetje: 25% e qytetarëve besojnë se Maqedonia e Veriut nuk do të hyjë kurrë në BE

Besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian po lëkundet ndjeshëm. Sipas hulumtimit më të ri „Barometri Ballkanik 2025“ të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), një në katër qytetarë, apo 25 për qind, mendojnë se vendi nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e BE-së.

Rezultatet tregojnë se pritshmëritë për afatin kohor të anëtarësimit janë të shpërndara. Rreth 15 për qind e të anketuarve besojnë se Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet deri në vitin 2030, ndërsa 21 për qind presin këtë hap deri në vitin 2035. Një pjesë më skeptike, 11 për qind, mendojnë se anëtarësimi mund të ndodhë deri në vitin 2040, ndërsa po aq presin që kjo të ndodhë pas këtij viti. Plot 13 për qind nuk kanë një qëndrim të qartë ose nuk kanë dhënë përgjigje.

Megjithatë, pavarësisht pasigurisë rreth datës së anëtarësimit, mbështetja për integrimin evropian mbetet relativisht e lartë, kryesisht për shkak të pritshmërive ekonomike që lidhen me anëtarësimin në BE.

53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Në nivel të Ballkanit Perëndimor, optimizmi është në rritje. Mbështetja për anëtarësimin në BE ka arritur në 64 për qind në vitin 2025, krahasuar me 54 për qind një vit më parë. Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën e vendeve me mbështetjen më të madhe, përkatësisht me 86 dhe 78 për qind.

Hulumtimi tregon gjithashtu se në rajon po bie numri i qytetarëve që besojnë se zgjerimi i BE-së “nuk do të ndodhë kurrë”, ndërsa po rritet optimizmi se ai mund të realizohet deri në vitin 2030 ose 2035.

Për vitin 2025, shqetësimet kryesore të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut mbeten rritja e çmimeve dhe inflacioni (66 për qind), gjendja e përgjithshme ekonomike (44 për qind) dhe korrupsioni (35 për qind). Si pengesa kryesore për bashkëpunimin rajonal përmenden mosbesimi i ndërlidhur me çështjet historike dhe politikat nacionaliste.

Në planin politik, rruga drejt BE-së mbetet e bllokuar nga nevoja për ndryshime kushtetuese, që përfshijnë futjen e bullgarëve dhe komuniteteve të tjera në Kushtetutë. Këto ndryshime kërkojnë shumicë prej dy të tretash në Kuvend dhe janë kusht për vazhdimin real të negociatave me BE-në.

Maqedonia e Veriut formalisht i nisi bisedimet qasëse më 19 korrik 2022, pas miratimit të propozimit francez, por procesi mbetet i ngrirë, ndërsa skepticizmi i qytetarëve po rritet bashkë me pritjen e gjatë drejt Brukselit.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2025 22:30

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?