LSDM reagon ashpër për lirimin me kusht të Katica Janevës: Po përgatitet skenar politik për zgjedhjet e ardhshme

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2025 18:26

LSDM reagon ashpër për lirimin me kusht të Katica Janevës: Po përgatitet skenar politik për zgjedhjet e ardhshme

Gjykata Penale ka konfirmuar sot zyrtarisht se ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, është liruar me kusht nga burgu, vendim që ka nxitur reagime të forta politike nga LSDM-ja.

Sipas njoftimit, lirimi me kusht i Janevës do të hyjë në fuqi më 21 dhjetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 21 gusht 2026. Nga dënimi i përgjithshëm prej shtatë vitesh burg, ajo përfiton tetë muaj lirim me kusht.

Nga LSDM-ja vlerësojnë se ky vendim nuk është i rastësishëm dhe se, sipas tyre, përputhet me një strategji të përgatitur nga VMRO-DPMNE për përdorim politik të këtij rasti. Ata theksojnë se koha e lirimit lidhet drejtpërdrejt me krizat aktuale në vend, përfshirë akuzat për korrupsion, tenderë të manipuluar dhe pakënaqësinë e qytetarëve për shkak të problemeve ekonomike.

“Kjo periudhë, nga tani deri në verën e vitit të ardhshëm, e konfirmon plotësisht skenarin që kemi paralajmëruar. Qeveria po përballet me presion të madh për shkak të skandaleve të korrupsionit, mungesës së mjeteve për paga dhe pensione dhe temës së emigrantëve për para, e cila është shndërruar në çështje kombëtare”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas kësaj partie, synimi është që deri në zgjedhjet e planifikuara vitin e ardhshëm, rasti i Janevës të shfrytëzohet për fushatë negative dhe sulme politike ndaj LSDM-së, përmes, siç thonë ata, lajmeve të rreme, presionit ndaj mediave dhe manipulimeve publike.

LSDM-ja akuzon qeverinë se po humb kontrollin mbi situatën në vend dhe se për këtë arsye po intensifikon, sipas tyre, sulmet politike duke zbatuar modele të njohura nga rajoni.

“Bëhet fjalë për strategji mediatike ‘copy-paste’, me metoda dhe narrativa të njëjta, me qëllim shpërqendrimin nga problemet reale dhe goditjen e opozitës”, theksojnë nga LSDM-ja opozitare. Gazeta Flaka

54

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2025 18:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
54

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë