Filipçe: LSDM hyn në fazë të re politike, synojmë rikthimin e shtetit në duart e qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 12:35

Filipçe: LSDM hyn në fazë të re politike, synojmë rikthimin e shtetit në duart e qytetarëve

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia po hyn në një fazë të re të veprimit politik, ku fokusi nuk është më vetëm te cikli zgjedhor, por te ndryshimi thelbësor dhe rikthimi i shtetit në shërbim të qytetarëve.

Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, Filipçe theksoi se LSDM nuk po përgatitet më thjesht për zgjedhje, por për një transformim të thellë politik dhe institucional.

“Ne nuk po përgatitemi më për zgjedhje. Po përgatitemi ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve, sepse jemi të vetëdijshëm se në këtë mënyrë shteti vetëm do të ngecë. Këtë qytetarët tashmë kanë filluar ta kuptojnë. Duhet të them se ne po përgatitemi për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, deklaroi Filipçe.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Duke folur për mundësinë e një bashkimi më të gjerë politik, Filipçe tha se LSDM është e hapur për bisedime me të gjitha subjektet politike, por vetëm mbi baza të qarta strategjike dhe parimore.

I pyetur nëse një bashkëpunim i tillë është i mundur edhe me Levicën, ai u përgjigj se gjithçka varet nga qëndrimet strategjike të palëve për përparimin e shtetit, veçanërisht në raport me integrimet evropiane dhe anëtarësimin në NATO.

Sipas tij, beteja e LSDM-së është një betejë për demokracinë, për lirinë dhe për ndërtimin e një shteti që u shërben qytetarëve, e jo interesave partiake apo personale. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 12:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?