Përplasja në Gostivar: Nevzat Bejta flet për keqmenaxhim, AKI i quan shpifje dhe fabrikime

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2025 14:45 Përditësuar

Përplasja në Gostivar: Nevzat Bejta flet për keqmenaxhim, AKI i quan shpifje dhe fabrikime

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka prezantuar sot në një konferencë për shtyp dy dokumente që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e menaxhimit financiar nga ish-udhëheqësia e komunës, raporton Flaka

Bejta bëri të ditur se dokumenti i parë mban firmën e Arben Taravarit dhe ka të bëjë me rregullimin e sallës së Këshillit Komunal. Sipas tij, ky dokument ngre dilema mbi procedurat dhe mënyrën e realizimit të shpenzimeve financiare gjatë asaj periudhe.

“Sot do të flasim me fakte se e kanë menaxhuar buxhetin e komunës së Gostivarit dhe si e kanë shkatërruar qytetin e Gostivarit për periudhën e shkuar. E para, e kemi dokumentin, do mbetet në histori një keqpërdorim dhe një krim i madh që është bë në komunën e Gostivarit me rastin e ndërtimit të sallës së Këshillit komunal të komunës së Gostivarit. Kështu rast ne nuk kemi në asnjë rast në asnjë komunën në vendin tonë, por nuk besoj se kështë rast kemi në ndonjë komunë në të gjithë Ballkanin. Salla e këshillit për ta bërë efektive, mund të kushtone ma së shumti 50 mijë euro, ata e kanë ndëruar sallën e këshillin afërsisht 750.000 euro dhe është e nënshkruar nga Arben Taravari”, tha mes të tjerash Bejta.

Ndërkohë, dokumenti i dytë, siç u shpreh Bejta, i referohet lidhjes së një marrëveshjeje me një kompani për përgatitjen e projekteve për Komunën e Gostivarit.

Kandidati i VLEN-it theksoi se, sipas vlerësimit të tij, këto marrëveshje nuk janë lidhur me kompani nga Gostivari, por me subjekte nga qytete të tjera, një çështje që, sipas tij, kërkon transparencë më të madhe dhe sqarim publik para qytetarëve.

Bejta njoftoi se në ditët në vijim do të prezantojë edhe dokumente të tjera që, sipas tij, do të hedhin dritë shtesë mbi menaxhimin financiar të komunës, ndërsa konferencën e radhës për shtyp e paralajmëroi për të premten e kësaj jave.

Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit të koalicionit VLEN, Nevzat Bejta, duke i cilësuar ato si fabrikime dhe shpifje të qëllimshme ndaj udhëheqjes komunale dhe institucioneve lokale.

“Ndonëse personi N.B. nuk meriton përgjigje, ai po tenton të mashtrojë opinionin publik me fabrikime dhe shpifje. Qytetarët e njohin shumë mirë të kaluarën e tij politike, si dhe vjedhjet dhe plaçkitjet që lidhen me emrin e tij”, thuhet në reagimin e AKI-së.

Nga ky koalicion theksojnë se, në vend të akuzave të pavërteta, Bejta duhet t’u përgjigjet qytetarëve për disa çështje serioze, përfshirë:

“Si i ka realizuar aksionet në hidrocentrale, prej nga i buron investimi prej mbi 30 milionë eurosh në Mavrovë, si është bërë shitja e tokave atraktive shtetërore në Gostivar gjatë qeverisjes së tij me klanin e tij kriminal, si dhe sa dosje e ndjekin nga afër për keqpërdorime të dyshuara”.

AKI kërkon gjithashtu sqarime për pasurinë dhe stilin e jetesës së Bejtës.

“Duhet të sqarojë se si janë krijuar pasuritë dhe jeta luksoze e tij, kur dihet se prej vitesh është pa punë dhe tashmë pensionist. A janë realizuar këto me pagën e kryetarit të komunës gjatë kohës sa ka ushtruar këtë funksion?”, thuhet më tej në reagim.

Sa i përket akuzave ndaj udhëheqjes aktuale, AKI thekson se qytetarët e Gostivarit e dinë qartë dallimin mes keqpërdorimit dhe qeverisjes së ndershme.

“Qytetarët e Gostivarit e dinë shumë mirë se kush ka plaçkitur dhe kush ka punuar ndershëm për qytetin, veçanërisht gjatë kohës së qeverisjes së Valbon Limanit”, thekson AKI.

Nga kjo parti rikujtojnë se Komuna e Gostivarit ka qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e inspektoriateve dhe revizioneve përkatëse.
“Komuna e Gostivarit ka qenë vazhdimisht nën mbikëqyrje dhe asnjëherë nuk është konstatuar keqpërdorim i fondeve publike”, thuhet në reagim, duke shtuar se për shpifjet do të ketë përgjigje institucionale.

AKI e cilëson Bejtën si “humbës të përsëritur politik dhe manipulator të opinionit publik”, duke theksuar se dalja e tij e fundit publike dëshmon, sipas tyre, “hakmarrje politike ndaj qytetarëve për humbjen e pesëfishë të pësuar në Gostivar”.

“Ky është reagimi ynë i parë dhe i fundit ndaj këtij kandidati të komprometuar”, përfundon reagimi i Aleancës Kombëtare për Integrim – Gostivar. Gazeta Flaka

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2025 14:45 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?