VLEN: Vendime që shpëtojnë jetë, shëndetësia hyn në fazë të re

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2025 13:39

VLEN: Vendime që shpëtojnë jetë, shëndetësia hyn në fazë të re

Dje, në mbledhjen e Qeverisë, u morën dy vendime të fuqishme që japin goditje direkte kaosit dhe neglizhencës shumëvjeçare në shëndetësinë publike. Nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po vendosen standarde të reja dhe po investohet aty ku është më jetike, te jeta e qytetarëve.

Me vendimin për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë mbi 461 milionë denarë, sigurohet reagim më i shpejtë në urgjenca, transport më efikas të pacientëve dhe mbulim më i mirë në të gjithë vendin, si në qytete ashtu edhe në zona rurale.

Njëkohësisht, po zgjidhet edhe një nga problemet më të vjetra dhe më irrituese, parkimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Me heqjen e pengesave administrative hapet rruga për rregull, modernizim, rritje kapacitetesh dhe qasje të organizuar për pacientët dhe stafin mjekësor.

Koalicioni VLEN vlerëson lart vendosmërinë dhe seriozitetin e Ministrit Azir Aliu, i cili po dëshmon se shëndetësia nuk reformohet me fjalë, por me vendime të guximshme dhe punë konkrete.

VLEN për shëndetësi që funksionon, për shtet që kujdeset.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2025 13:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?