Marrëveshjen Kombëtare për Përparim, BDI: Jo status quo, po shpresë për brezat e rinj | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 12:41

Marrëveshjen Kombëtare për Përparim, BDI: Jo status quo, po shpresë për brezat e rinj | VIDEO

Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në një konferencë për media pas përfundimit të Kongresit të Pestë të partisë, deklaroi se ky kongres zgjodhi një rrugë të ndryshme nga politika e frikës, ndarjeve dhe polarizimeve artificiale që, sipas saj, kanë mbajtur peng vendin për vite me radhë, raporton Flaka

“Në një atmosferë të mbushur me akuza të ndërsjella, me shpikje armiqsh, me prodhim frikash dhe me helmim të qëllimshëm të opinionit publik, Kongresi i Pestë i BDI-së zgjodhi një rrugë tjetër,” tha Bilalli Zendeli.

Ajo theksoi se në vend të nxitjes së frikës, BDI-ja ka ofruar shpresë dhe vizion për të ardhmen. “Në vend të nxitjes së frikës, ne hodhëm një litar shprese. Në vend të thellimit të ndarjeve, ndërtuam një urë. Në vend të vazhdimit të rrethit vicioz të apatisë, zhgënjimit dhe ikjes nga vendi, propozuam ndërprerjen e këtij zinxhiri,” u shpreh ajo.

Sipas Bilalli Zendelit, pikërisht kjo qasje e re ka sjellë edhe propozimin për Marrëveshjen Kombëtare për Përparim. “Kjo nismë nuk është partiake dhe nuk është etnike. Ajo është mbi të gjitha këto. Është një platformë mbarëshoqërore, mbi partitë, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikës,” theksoi zëdhënësja e BDI-së.

Ajo kritikoi modelin politik që, sipas saj, mbështetet në frikëra fiktive dhe armiq imagjinarë për të ruajtur ose fituar pushtet. “Ky model ka prodhuar stagnim, mungesë perspektive dhe emigrim masiv. Ne besojmë se ka ardhur koha për ta ndalur këtë absurditet politik,” tha Bilalli Zendeli.

Duke shpjeguar përmbajtjen e Marrëveshjes Kombëtare për Përparim, ajo theksoi se bëhet fjalë për një platformë gjithëpërfshirëse. “Kjo marrëveshje propozohet si një platformë e përbashkët, ku ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, politika, shoqëria civile, biznesi dhe akademia bashkohen për të ndërtuar konsensus mbi zhvillimin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe cilësinë e jetës,” deklaroi ajo.

Në fund, Bilalli Zendeli nënvizoi se qëllimi i kësaj nisme është ndryshimi i logjikës politike. “Kjo marrëveshje nuk synon të menaxhojë frikën, por të krijojë shpresë. Nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi. Nuk synon të ruajë status quo-në, por të hapë perspektivë për brezat që sot po largohen nga vendi,” tha ajo.

“Kongresi i BDI-së e bën këtë thirrje me bindjen se vendi nuk ka nevojë për më shumë armiq, por për më shumë marrëveshje. Jo për më shumë ndarje, por për më shumë përparim,” përfundoi Arta Bilalli Zendeli. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 12:41

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online

Putin emëron një figurë të fuqishme për ambasador në Shkup: Kush është Dmitri Zikov?

Freski në disa degë të BDI-së, njihuni me kryetarët e ri

Akuzat e kundërshtarëve politikë, Bejta i quan akuza të pabaza dhe pa argumente

Limani: Vila rezidenciale e Bejtës në fshatin e tij kushton mbi 1 milionë euro

Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin

Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, partia e re që synon bashkimin e koalicionit

Kush e la shtetit si më keq, akuza të ndërsjella mes Mickoskit dhe Filipçes

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Zhegrova gati për Juventusin, Spalletti merr një lajm pozitiv para ndeshjes me Pisa

Sylvinho: Mundësia e Shqipërisë për Botërorin 2026 është historike

Arbër Ademi: Qëndrimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit

Marcos Senesi, mbrojtësi i Bournemouth që po dominon statistikat këtë sezon

Google 2025: Çfarë kërkuan më shumë amerikanët këtë vit

Pep Guardiola: “Gjithçka mund të ndodhë në merkato”

Ruben Amorim: “Një vit më parë do bëja gjëra ndryshe”

Greqi: 52 emigrantë të shpëtuar në detin Egje, kërkimet për një djalë vazhdojnë

Al Ittihad nxjerr në shitje Mario Mitajn gjatë merkatos së dimrit

Formë në rënie: Dean Huijsen përballet me sfida te Real Madrid

Spotify Camp Nou mund të presë 62,000 tifozë në ndeshjet e ardhshme

71
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?