Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 17:51

Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare

Mos e pyet se të tregon vetë” – Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare. Kështu, ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stolkoviç, ka publikuar një video në kanalin e tij në TikTok, ku tregon gjendjen e një zyre brenda ministrisë që ai drejton. Pamjet kanë hapur debat publik, pasi në to dëshmohen akuzat e punonjësve shqiptarë për kushte të papranueshme pune, njofton Flaka

“Kjo është zyra në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e cila, në vend se të funksionojë si institucion shtetëror, është shndërruar në atë që shihni”, deklaron Stolkoviç në përshkrimin e videos. Sipas ministrit, në këtë ambient kanë “punuar” një ditë më parë nëpunësit e larguar nga puna, të cilët, siç thotë ai, “për një rastësi janë nga BDI-ja”.

“Në këtë ambient ‘punuan’ dje nëpunësit e larguar nga puna. Pas dokumentimit të gjendjes, të njëjtit u dërguan të shkojnë të flenë në shtëpi. Kaq”, shkruan Stolkoviç.

Nga ana tjetër, videoja vetë përforcon akuzat e punonjësve shqiptarë, pasi në zyrë nuk vërehen kushte elementare për punë: mungojnë ulëset, tavolinat, si dhe pajisjet bazë teknologjike si kompjuterë, printerë apo mjete të tjera të domosdoshme për funksionimin normal të një institucioni shtetëror. Publikimi i videos në TikTok ka nxitur reagime të shumta, ndërsa çështja e kushteve të punës dhe trajtimit të punonjësve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet të vazhdojë të jetë në fokus të debatit publik. Gazeta Flaka

Lexo edhe: Ministria e Stoilkoviqit nën akuzë: Mobing dhe poshtërim për shqiptarët

Reagon Bujar Osmani: Ministria e Stoilkoviqit shndërrohet në laborator frikësimi për shqiptarët

TikTok: Ministri Stolkoviç publikon video – shihen zyrat ku punonin shqiptarët pa kushte elementare pune

54

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 17:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
54

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë