Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 21:20

Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin

Kandidati i AKI-t për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ishte sonte i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ku foli për projektet kryesore të realizuara dhe ato që pritet të realizohen gjatë mandatit të tij në krye të komunës.

Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka zbatuar një numër të madh projektesh, duke u ndalur veçanërisht te ato që, sipas tij, do ta transformojnë dukshëm qytetin.

“Janë shumë projekte të realizuara, por do të veçoja disa nga më kryesoret që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin urban të Gostivarit. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i urës së re te gjykata, e cila do të ndërtohet nga e para dhe do të përmbushë të gjitha standardet bashkëkohore. Ura do të ketë katër korsi për automjete, dy korsi për biçikleta dhe dy për këmbësorë”, deklaroi Limani.

Ai po ashtu përmendi zgjerimin e bulevardit “Vëllezërit Gjinovci”, duke e cilësuar atë si arterien kryesore të qytetit, si dhe ndërtimin e parkingjeve kryesore në afërsi të objektit të Komunës së Gostivarit.

Si projekt me peshë më të madhe financiare, Limani përmendi sheshin e qytetit të Gostivarit, i cili parashihet të realizohet me nënkalime dhe parkingje nëntokësore. Sipas tij, synimi është që ky projekt të paktën të nisë deri në fund të mandatit aktual. 

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 21:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?