BDI: Trajtimi i 76 të punësuarve shqiptarë nga Stoilkoviç, mobing institucional dhe turp shtetëror

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2025 12:05

BDI: Trajtimi i 76 të punësuarve shqiptarë nga Stoilkoviç, mobing institucional dhe turp shtetëror

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si janë trajtuar 76 të punësuar në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të gjithë shqiptarë, duke e cilësuar rastin si shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor dhe diskriminim të hapur institucional.

Sipas deklaratës për media, këta punonjës janë thirrur në punë dhe janë mbyllur në zyra pa kushte minimale, pa mjete pune dhe pa asnjë detyrë konkrete, duke u detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Vendosja e dhjetëra grave dhe burrave në tri zyra, pa karrige, pa tavolina pune, pa kompjuterë dhe pa mjete elementare, përbën formë të hapur të mobingut institucional dhe torturës psikologjike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia thekson se situata ka degraduar deri aty sa punonjësit janë detyruar të ulen në dysheme dhe të sjellin batanije nga shtëpia për ta përballuar ditën e punës.

“Ky është një turp shtetëror që cenon dinjitetin njerëzor dhe shkel çdo standard ligjor, moral dhe evropian”, vlerëson BDI.

Reagimi i partisë opozitare shkon edhe më tej, duke kritikuar ashpër sjelljen e institucioneve pas publikimit të pamjeve nga vendi i ngjarjes.

“Në vend që të merret përgjegjësi për kushtet çnjerëzore të krijuara, pamjet janë keqpërdorur për linçim moral, ndërsa Kryeministri ka shkuar deri aty sa t’i akuzojë këta punonjës për ‘imoralitet’”, thuhet në deklaratë.

BDI thekson se bëhet fjalë për gra shqiptare – nëna, motra dhe bashkëshorte – të cilat, sipas tyre, janë poshtëruar fillimisht nga institucionet dhe më pas janë sulmuar publikisht nga kreu i qeverisë.

“Kjo është një vijë e kuqe e kaluar dhe nuk mund të relativizohet, justifikohet apo heshtet”, thekson partia, duke shtuar se përgjegjësia nuk mund t’i faturohet BDI-së, pasi bëhet fjalë për nëpunës shtetërorë që duhet të trajtohen me dinjitet nga vetë shteti.

BDI kërkon që Kryeministri të kërkojë menjëherë falje publike për gjuhën fyese dhe, siç thuhet, për legjitimimin e një praktike diskriminuese.

“Kërkojmë përgjegjësi të plotë politike dhe administrative për këtë skandal, ndërprerje të menjëhershme të këtij trajtimi çnjerëzor dhe rikthim të kushteve normale dhe dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit”, thuhet më tej.

Në fund, BDI paralajmëron se institucionet shtetërore nuk guxojnë të shndërrohen në mekanizma ndëshkimi kolektiv mbi baza etnike.

“Dinjiteti njerëzor nuk është privilegj, por e drejtë themelore që nuk negociohet”, përfundon deklarata. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2025 12:05

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

5 arsye pse ullinjtë janë një superushqim për shëndetin tuaj

Courtois dominon Evropën: Më së shumti pritje në vitin 2025

Arrestim në Deve Bair: 41-vjeçari kapet me kartë të gjelbër të falsifikuar

Incident në qendër tregtare në rrugën “Iliria”, policia nis hetimet

Lewandowski hap dilemat për të ardhmen: Ende pa vendim për sezonin e ardhshëm

Chelsea konfirmon: Jorrel Hato i dëmtuar, mungon ndaj Aston Villës

Sela tregon nëse është duke zhvilluar bisedime me Mickoskin për hyrjen e ASH-së në qeveri | VIDEO

ASH përgatit Kongresin dhe diskuton situatën politike | VIDEO

Vetura e vjedhur nga Tetova gjendet në Shkup, pronarit i kthehen dokumentet dhe sendet

BDI: Trajtimi i 76 të punësuarve shqiptarë nga Stoilkoviç, mobing institucional dhe turp shtetëror

Gostivari mes vizionit urban dhe premtimeve për rregull bazik – Çfarë ofrojnë Valbon Limani dhe Nevzat Bejta?

Java e tensioneve: Gjuhët, institucionet dhe frika nga rikthimi i së kaluarës

Sondazhi në Flaka: Qytetarët kritikë ndaj performancës ekonomike të qeverisë

Limani shpalos katër projektet madhore që synojnë transformimin e Gostivarit

Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online

Putin emëron një figurë të fuqishme për ambasador në Shkup: Kush është Dmitri Zikov?

Freski në disa degë të BDI-së, njihuni me kryetarët e ri

Akuzat e kundërshtarëve politikë, Bejta i quan akuza të pabaza dhe pa argumente

Limani: Vila rezidenciale e Bejtës në fshatin e tij kushton mbi 1 milionë euro

Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin

5
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet?