Bejta në Çegran dhe Forinë: Investime konkrete për kulturë, sport, infrastrukturë dhe ekonomi

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 23:02

Bejta në Çegran dhe Forinë: Investime konkrete për kulturë, sport, infrastrukturë dhe ekonomi

Kandidati për kryetar komune, Nevzat Bejta, ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, duke vizituar fillimisht vendbanimin e Çegranit, ku u takua me banorët për të dëgjuar kërkesat dhe pritshmëritë e tyre.

“Vijova takimet edhe me banorët e Çegranit, për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe pritshmëritë nga unë,” u shpreh Bejta, duke theksuar se ky vendbanim tashmë ka përfituar nga projekte të rëndësishme infrastrukturore. Ai përmendi hapjen dhe asfaltimin e rrugës Çegran–Tumçevisht, rregullimin e Sallës Sportive, ndërsa paralajmëroi se në mandatin e ardhshëm do të ndërtohet edhe Pallati i Kulturës.

Duke folur për sportin dhe kulturën, Bejta theksoi se suksesi i KF Arsimit në ligën elitare të vendit është krenari për gjithë Çegranin dhe më gjerë.
“Ky klub do të financohet ashtu siç edhe e meriton, sepse po na përfaqëson me dinjitet në elitën e futbollit,” tha ai.
Po ashtu, ai premtoi përkrahje të vazhdueshme për SHKA “Jahi Hasani”, që sipas tij prezanton këngën, kulturën dhe traditat shqiptare në mbarë botën.

Në programin për Çegranin, Bejta theksoi edhe rikthimin e vëmendjes ndaj investimeve të reja, përmirësimin e higjienës publike me vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë, përkujdesje më të madhe për hapësirat e gjelbra, si dhe masa për fuqizimin e ekonomisë vendore.
“Është koha ta fuqizojmë ekonominë lokale, të përkrahim bizneset vendase dhe të ulim papunësinë,” deklaroi Bejta.

Në vijim të ditës, kandidati për kryetar komune vizitoi edhe fshatin Forinë, ku bashkëbisedoi me banorët dhe shpalosi programin e tij zgjedhor.

“Takova sot banorët e Forinës, bashkëbisedova me ta dhe shpalosa programin tim zgjedhor. Për një vit do të realizohen 25 projekte, me fokus të veçantë në infrastrukturë, higjienën publike, arsimin dhe zhvillimin ekonomik,” tha Bejta.

Ai paralajmëroi se Forina do të lidhet me rrugë të re me qytetin e Gostivarit, çka do të lehtësojë ndjeshëm komunikacionin dhe qarkullimin në gjithë zonën.
“Pas 11 janarit na presin punë të mëdha, për një qytet me vendbanime funksionale dhe me kushte moderne,” përfundoi Bejta. Gazeta Flaka

55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 23:02
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë