-11°C në Kodrën e Diellit, mëngjes i acartë në gjithë vendin

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Janar, 2026 10:25

-11°C në Kodrën e Diellit, mëngjes i acartë në gjithë vendin

Temperatura më e ulët e matur këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut ka qenë -11 gradë Celsius në Kodrën e Diellit. Pasojnë -9 gradë në Kumanovë, -8 në Shkup–Petrovec, Berovë dhe Kriva Pallankë, -7 në Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë, ndërsa -6 gradë janë regjistruar në Shkup–Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Krushevë. Në Prilep janë matur -5 gradë, -3 në Gjevgjeli dhe Pretor, si dhe -2 gradë Celsius në Ohër dhe Manastir.

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:00, sasia më e madhe e reshjeve të shiut është regjistruar në Ohër me 5 l/m², pasuar nga Mavrova me 3 l/m², Tetova, Demir Kapia dhe Pozhari me 2 l/m², si dhe Kriva Pallanka dhe Krusheva me 1 l/m².

Në Kriva Pallankë është regjistruar edhe shtresë bore prej 1 centimetri, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimeve, moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore dhe veriore priten reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 4 gradë Celsius. Gazata Flaka

55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Janar, 2026 10:25
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë