“Board of Peace” i Trump në Ballkan: Shqipëria dhe Kosova pjesë, Maqedonia e Veriut jashtë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 18:45

“Board of Peace” i Trump në Ballkan: Shqipëria dhe Kosova pjesë, Maqedonia e Veriut jashtë

Nisma ndërkombëtare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e njohur si “Board of Peace”, ka përcaktuar tashmë vendet pjesëmarrëse dhe ato që mbeten jashtë në rajonin e Ballkanit.

Sipas informacioneve të publikuara, anëtare të “Board of Peace” në Ballkan janë Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia.

Ndërkohë, Sllovenia ka refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa Greqia ka vendosur të mos i bashkohet nismës, duke u rreshtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Statusi i Kroacisë mbetet ende i hapur, pasi autoritetet atje kanë bërë të ditur se po e vlerësojnë zyrtarisht ftesën, ndërsa Rumania nuk ka marrë ende vendim përfundimtar.

Në listën e vendeve që nuk janë ftuar fare në këtë nismë përfshihen Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, çka ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes dhe peshën politike e diplomatike të këtyre shteteve në raport me iniciativën.

“Board of Peace” synon të krijojë një platformë bashkëpunimi politik dhe sigurie, por përjashtimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor tashmë po lexohet si sinjal i qartë gjeopolitik. Gazeta Flaka

55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 18:45
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë