ASh: Ankimim si teatër pa efekt ligjor: Pse Ziadin Sela mungoi në kuvend dhe nuk votoi kundër ligjit?!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2026 19:05

ASh: Ankimim si teatër pa efekt ligjor: Pse Ziadin Sela mungoi në kuvend dhe nuk votoi kundër ligjit?!

Së pari, ajo që deputeti Ziadin Sela po e paraqet si “ankimim” të Ligjit “Safe City” pranë Gjykatës Kushtetuese, nuk është gjë tjetër veçse një nxitim për poentim politik, pas paralajmërimit publik të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët se i njëjti ligj do të ankimohet sipas afateve dhe procedurave ligjore. Ky veprim i Ziadin Selës nuk përbën procedurë juridike të vlefshme, por një akt të pastër teatri politik për konsum ditor.

Së dyti, është fakt juridik i pakontestueshëm se ankimi në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet vetëm pasi ligji të dekretohet nga Presidenti dhe të shpallet në Gazetën Zyrtare. Çdo veprim para këtij momenti është juridikisht i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt ligjor.

Së treti, mungesa e Ziadin Selës në seancën parlamentare dhe mosvotimi kundër ligjit, së bashku me njërin nga deputetët e tij, dëshmon qartë mungesë qëndrimi, përgjegjësie dhe koherence politike. Nuk mund të pretendosh se je kundër një ligji, ndërkohë që nuk merr pjesë në momentin vendimtar për ta ndaluar atë.

Ky është profili i njohur politik i Ziadin Selës: as këndej, as andej; as kundër, as pro; gjithmonë në pritje të ndonjë “kapixhiku” të hapur për qeveri.

Në fund, është domethënëse që Ziadin Sela nuk e tha asnjë fjalë kundër VLEN-it si votues dhe propozues i këtij ligji, as ndaj partnerëve të koalicionit të tyre, të cilët në Vrapçisht dhe Gostivar pësuan një debakël të qartë politik nga qytetarët, së bashku me Zijadinin dhe grupacionin e tij, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Gazeta Flaka

84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2026 19:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?