“Qytet i Sigurt” dhe gjobat e parashikuara: Kur rroga minimale është 400 euro, gjoba në trafik arrin 500 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Janar, 2026 12:02

“Qytet i Sigurt” dhe gjobat e parashikuara: Kur rroga minimale është 400 euro, gjoba në trafik arrin 500 euro

Ministria e Punëve të Brendshme informoi qytetarët për shkeljet që sanksionohen përmes sistemit “Qytet i Sigurt” dhe gjobat e parashikuara. Tejkalim i shpejtësisë në vendbanim (shpejtësia e lejuar deri 50 km/h, përjashtimisht deri 70 km/h me shenjë), deri 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €, nga 10 deri 30 km/h – 50 €, dhe nga 30 deri 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj, shkruan Flaka

Tejkalim i shpejtësisë jashtë vendbanimit (130 km/h autostradë • 110 km/h rrugë për automjete motorike • 90 km/h rrugë të tjera), deri 30 km/h mbi të lejuarën – 20 €, nga 30 deri 50 km/h – 50 € dhe nga 50 deri 70 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj.

Kalimi në dritë të kuqe, 250 € gjobë, ndalim i drejtimit 3–12 muaj marrje e lejës.

Ndalim dhe parkim i parregullt (në vendkalime këmbësorësh, kryqëzime, ura, sipërfaqe të gjelbra, vende për persona me aftësi të kufizuara, shtigje biçikletash, trotuare, stacione autobusi dhe lokacione të tjera kritike) gjoba nga 25 €, 40 €, 150 € dhe 180 € (në varësi të llojit dhe peshës së shkeljes).

Pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar (pa leje qarkullimi të vlefshme ose pa targa), 500 € gjobë, nëse leja e qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë – 100 €

Ulja e sanksioneve, pagesa brenda 8 ditëve → paguhet 50% e gjobës. nëse ka edhe ndalim drejtimi → ndalimi shqiptohet në gjysmën e afatit të paraparë.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe ligjet, për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme dhe për uljen e aksidenteve në trafik.

VLEN vlerëson se Ligji për “Safe City” është një nga ligjet më të rëndësishme të miratuara në Maqedoninë e Veriut, pasi në thelb të tij qëndron mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe garantimi i sigurisë në hapësirën publike. Sipas VLEN-it, ky ligj nuk ka të bëjë me kamera apo me gjoba, por me krijimin e kushteve që çdo qytetar të lëvizë pa frikë dhe pa rrezik për jetën.

“Safe City”, theksojnë nga VLEN, nënkupton rrugë më të sigurta për këmbësorët, çiklistët, përdoruesit e trotinetëve elektrikë dhe personat me invaliditet, si dhe mundësinë që një nënë të ecë me fëmijën e saj pa frikë, që askush të mos humbasë jetën për shkak të pakujdesisë së dikujt tjetër dhe që hapësira publike t’u shërbejë njerëzve, e jo kaosit në komunikacion.

Nga ky subjekt politik theksojnë se ligji synon drejtpërdrejt uljen e aksidenteve fatale dhe përmirësimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në autostrada, rrugë rajonale dhe bulevarde urbane, ku rreziku është real dhe i përditshëm. “Safe City”, sipas tyre, është një mjet modern për menaxhimin e sigurisë publike, i cili i përgjigjet sfidave bashkëkohore dhe e afron vendin me standardet evropiane.

VLEN rikujton se qytetet moderne në Evropë përdorin sisteme të integruara monitorimi dhe reagimi të shpejtë për të rritur sigurinë dhe efikasitetin institucional, ndërsa “Safe City” përfaqëson një hap konkret drejt një shteti që funksionon më mirë për qytetarët e vet.

Sa i përket zbatimit të sistemit, nga VLEN sqarojnë se tolerancat e kamerave do të jenë identike me ato të radarëve policorë, përkatësisht 6 km/h për shpejtësi deri në 100 km/h dhe 8 km/h për shpejtësi mbi 100 km/h, çka dëshmon se qëllimi nuk është ndëshkimi, por parandalimi i shkeljeve që rrezikojnë jetën. Toleranca vlen vetëm për kundërvajtje dhe nuk aplikohet në rastet e veprave penale në komunikacion.

“Mesazhi ynë është i qartë: rregullat ekzistojnë për t’u respektuar dhe për të mbrojtur jetën. Siguria nuk është ndëshkim, siguria është përgjegjësi kolektive. ‘Safe City’ është ligj për një shoqëri më të sigurt, më të rregullt dhe më humane”, përfundohet në reagimin e VLEN-it.

Sakaq, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, shpreh kundërshtimin e saj të qartë ndaj gjobave të parashikuara në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, të cilat i cilëson disproporcionale, jashtë realitetit ekonomik dhe në shpërputhje me standardin e ulët jetësor të qytetarëve, duke theksuar se nuk është kundër rendit, ligjit dhe sigurisë në trafik, por kundër shndërrimit të ligjeve në mekanizma ndëshkues financiarë që zhvaten qytetarët pa u krijuar më parë kushtet minimale infrastrukturore, institucionale dhe sociale; sipas ASH-së, qytetarët nuk janë pyetur, nuk ka pasur debat publik dhe nuk është marrë mendimi i ekspertëve, juristëve, universiteteve apo shoqërisë civile, ndërsa VMRO-DPMNE, VLEN dhe Levica e kanë shtyrë me nxitim këtë ligj, edhe pse vendi përballet me probleme më prioritare si drejtësia, korrupsioni, shëndetësia, arsimi dhe standardi jetësor; për këtë arsye, ASH kërkon rishikim të menjëhershëm të masave ndëshkuese, proporcionalitet mes gjobave dhe të ardhurave reale të qytetarëve, debat publik të mirëfilltë dhe siguri reale në trafik, duke theksuar se ligjet duhet të shërbejnë për rend dhe siguri, jo për mbushjen e arkës mbi kurrizin e qytetarëve të varfëruar. Gazeta Flaka

196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Janar, 2026 12:02

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?