Dënohet për shpejtësi 43 km/h, kur kufiri është 50 – dokumenti zyrtar zbulon absurditetin

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 08:45 Përditësuar

Dënohet për shpejtësi 43 km/h, kur kufiri është 50 – dokumenti zyrtar zbulon absurditetin

Një rast absurd dhe shqetësues ka dalë në pah nga një dokument zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku një qytetar është ndëshkuar për kundërvajtje në trafik, edhe pse ka vozitur nën kufirin maksimal të lejuar të shpejtësisë, shkruan Gazeta Flaka

Sipas procesverbalit zyrtar për kundërvajtje në komunikacion, të lëshuar më 23 janar 2026, qytetari është regjistruar duke lëvizur me shpejtësi 43 km/h në zonë të banuar, ndërkohë që shpejtësia e lejuar është 50 km/h.

Në dokument thuhet qartë:

“…është konstatuar shpejtësia e lëvizjes 43 km/h, në lokacion ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h.”

Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, qytetarit i është shqiptuar gjobë prej 15 euro, duke u thirrur në nenin 35 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacion.

Ky rast hap pikëpyetje serioze për:

  • saktësinë e zbatimit të ligjit,
  • kompetencën administrative të organeve policore,
  • dhe sigurinë juridike të qytetarëve, të cilët mund të ndëshkohen edhe kur respektojnë rregullat.

Ekspertë juridikë theksojnë se një dënim i tillë, nëse dokumenti është i saktë, nuk ka bazë ligjore dhe mund të rrëzohet lehtësisht në procedurë ankese, ndërsa në të kundërtën, ngre dyshime për automatizëm ndëshkues dhe mungesë kontrolli elementar.

Rasti në fjalë është shembull tipik se si administrata, në vend që të garantojë rend dhe drejtësi, prodhon absurditet dhe humb besimin e qytetarëve. Gazeta Flaka

84
SONDAZHI

A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 08:45 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

BDI-Çair: Asgjë nga premtimet e Izet Mexhitit për sportistët dhe klubet sportive | VIDEO

Reagim pas kërcënimeve ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski

Në Shkup arrestohet një i arratisur nga Gostivari

Dënohet për shpejtësi 43 km/h, kur kufiri është 50 – dokumenti zyrtar zbulon absurditetin

Ambasadori Meidani: Dialogu ndërfetar është kyç për kohezionin shoqëror

Durmishi: Deri në vitin 2028 do të rritet për 40% – A besoni?

Ligji i ri – Studentë, pensionistë e rastet sociale mund të punojnë pa merak

LSDM: Heshtja e pushtetit për skandalin me 5 tonë dro’gë është provë se po mbrohen fajtorët

Valdet Xhaferi: Ndërprerja e festivalit “Othello” është goditje direkte ndaj artit dhe lirisë krijuese

Kryetari Limani dhe ambasadori Ulusoy marrin pjesë në manifestimin e Natës së Beratit në Gostivar

LSDM publikon fotografi të reja: Mickoski në shoqëri me të dyshuar për dro’gë

SHBA ul tarifat ndaj importeve indiane pas marrëveshjes mbi naftën

Zyrtare: Jeremy Jacquet firmos me Liverpool

Ushqimet që mund t’i hani pa frikë nga kaloritë

Google sjell krijimin e imazheve me AI direkt në Chrome

Si të merrni proteina pa mish apo vezë: 3 alternativa bimore

Kaja Kallas kundër ushtrisë evropiane: “Jashtëzakonisht e rrezikshme”

Alarmi në Flaka: Rikthehet në funksion platforma “Open Finance”

Marc-André ter Stegen rrezikon të humbasë Botërorin 2026

Manchester City përgatit plan emergjence në rast largimi të Guardiolës

84
SONDAZHI

A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?