Organizata Shqiptaro-Amerikane për RMV: Federalizmi si alternativë për barazi dhe stabilitet

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 16:53

Organizata Shqiptaro-Amerikane për RMV: Federalizmi si alternativë për barazi dhe stabilitet

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka hapur një debat të gjerë publik mbi federalizmin si model funksional të qeverisjes, duke e konsideruar atë një alternativë serioze për garantimin e barazisë reale ndërmjet komuniteteve dhe për forcimin e stabilitetit shtetëror.

Sipas organizatës, federalizmi paraqet një formë të avancuar të shpërndarjes së pushtetit politik dhe administrativ, duke krijuar balancë mes autoritetit qendror dhe autonomisë lokale, si dhe duke mundësuar përfaqësim më të drejtë të komuniteteve në proceset vendimmarrëse.

“Federalizmi nuk nënkupton domosdoshmërisht ndarje territoriale të ngurtë. Në shumë raste, autonomia funksionon përmes mekanizmave institucionalë që garantojnë të drejtat politike, kulturore dhe sociale të komuniteteve, pa nevojën e kufijve fizikë,” thuhet në analizën e organizatës.

Në këtë kontekst, theksohet rëndësia e përbërjes etnike të Maqedonisë së Veriut dhe sfidave të vazhdueshme të funksionimit demokratik, duke vlerësuar se modeli federal mund të shërbejë si mjet për menaxhimin e diversitetit dhe parandalimin e krizave të përsëritura ndëretnike.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet çështjes së gjuhës shqipe, e cila cilësohet si element themelor i identitetit dhe vetëpërfaqësimit të komunitetit shqiptar.

“Përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e organizimit shtetëror duhet të konsiderohet jo si privilegj, por si e drejtë themelore që buron nga parimet e barazisë dhe funksionalitetit demokratik,” theksohet më tej.

Sipas organizatës, njohja dhe respektimi i diversitetit gjuhësor dhe kulturor nuk e rrezikon integritetin e shtetit, por përkundrazi e fuqizon atë, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe bashkëjetesës.

Në analizë theksohet gjithashtu se thelbi i çdo sistemi federal qëndron në ndarjen efektive të pushtetit dhe zhvendosjen e vendimmarrjes drejt niveleve më të ulëta të qeverisjes, si komunat apo rajonet, gjë që rrit përgjegjshmërinë, transparencën dhe shmang autoritarizmin qendror.

Një tjetër element kyç i propozuar është krijimi i një sistemi dydhomësh, me një Senat të barabartë, i cili do të kishte rol ndërmjetësues në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet komuniteteve dhe pushtetit qendror.

“Një strukturë e tillë garanton stabilitet institucional dhe ndihmon në ruajtjen e unitetit shtetëror,” vlerësohet në dokument.

Analisti politik Sefer Selimi, duke komentuar këtë iniciativë, thekson se ideja e federalizmit nuk është as e re dhe as pa precedent.

“Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka hedhur në diskutim një koncept që zbatohet në vende me strukturë të ngjashme etnike dhe gjeografike. Këto modele, por edhe të tjera forma qeverisjeje, nuk duhet të jenë tabu për intelektualët, partitë politike dhe shoqërinë,” deklaron Selimi.

Ai shton se sistemi aktual i qeverisjes nuk ka prodhuar rezultatet e pritura.

“Për më shumë se 35 vjet, sistemi aktual nuk ka arritur t’i kënaqë as qytetarët dhe as grupet etnike. Kjo është arsyeja pse këto modele duhet të shqyrtohen seriozisht dhe pa paragjykime,” thekson Selimi.

Sipas Organizatës Shqiptaro-Amerikane, pranimi i barazisë së plotë të shqiptarëve është kusht themelor për funksionalitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. Në të kundërtën, paralajmërohet se refuzimi i këtij realiteti do të thellonte problemet ekonomike, sociale dhe identitare, duke rrezikuar kohezionin e brendshëm të shtetit dhe perspektivën evropiane të vendit. Gazeta Flaka

139
SONDAZHI

Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 16:53

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Ahmeti nga Kërçova: BDI hyn në fazë riorganizimi dhe konsolidimi të plotë

Isa Mustafi, talenti nga Gostivari që po shkëlqen në Itali dhe synon Kombëtaren Shqiptare

“Liria ka Emër” viziton Maqedoninë e Veriut dhe merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e 17 shkurtit

Operacion rekord i MPB-së: Sekuestrohen mbi 40 ton marihuanë dhe vaj kanabisi në Shkup dhe rajonin lindor

Prokuroria kundër krimit të organizuar nis hetim ndaj tre personave në Shkup

Nafie Selmani: Ambasadori Meidani, një dritë shprese në zymtësinë politike

“Idioti, demonët dhe diplomacia: Si lexohen mesazhet e fshehta”

Deklarata e Ibrahimit dhe efekti politik: Goditje vetvetes

Organizata Shqiptaro-Amerikane për RMV: Federalizmi si alternativë për barazi dhe stabilitet

Arbër Ademi godet Zekën e VLEN-it: Kur mungon kuraja politike, mbetet vetëm filozofia boshe

“Sabër”, mesazhi i Meidanit pas reagimit të Zekirja Ibrahimit për provimin e jurisprudencës

Gostivar: Arrestohen tre persona, në automjet u gjet dro’gë – shoferi pa patentë

Ana tjeter e medaljes

Pse u rrënua ndërtesa e Universitetit të Tetovës më 14 dhjetor 1994?!

Përplasje LSDM–VMRO-DPMNE: Akuza për pasuri, tenderë dhe “standarde të dyfishta”

Marihuana e sekuestruar në Shkup dhe Strumicë vlerësohet gati 270 milionë euro

ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 2

Liverpool mund të rikthehet për Dumfries gjatë merkatos së verës

Carvajal ka dyshime për rinovimin e kontratës me Real Madrid

139
SONDAZHI

Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?