ASH-Sela: Ministri i drejtësisë të jep dorëheqje

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 15:26

ASH-Sela: Ministri i drejtësisë të jep dorëheqje

Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi dy fakte të pamohueshme e të cilat shumë vartës të tij tentonin t’i mohojnë ose manipulojnë.

Juristët e rinj shqiptarë kanë të drejtë që provimin e jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe, ndërsa për refuzimin e deritanishëm dhe shkeljen e kësaj të drejtë, ministri i drejtësisë duhet të shkarkohet pasi ka shkelur edhe ligjet edhe vetë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend.

Fakti i dytë që ne e kemi mbrojtur vazhdimisht duke besuar në përkushtimin tonë dhe në drejtësi, është se me ndryshimet e vitit 2018 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që ishte kusht i ASH për Qeveri asokohe, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në nivel qëndror.

Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se nuk mjafton vetëm një deklaratë e kryeministrit për të mbyllur këto tema, por nevojiten edhe veprime konkrete në të mirë të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit.

Fillimisht nga institucionet dhe skena politike duhet të largohen individë si ministri aktual i drejtësisë dhe gjithë të tjerët të cilët kanë mbajtur haptas qëndrime kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Më pas të fillojë urgjentisht procedurë për ndryshimin e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat duhet të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjujëve dhe Amendamentin V të Kushtetutës.

Nëse nuk ndodh kjo, deklarata e sotme e kreut të Qeverisë mund të vlerësohet vetëm si një tentim aktrimi për tu dukur politikan i moderuar dhe i mirë ndaj shqiptarëve, në një kohë që Qeveria dhe institucionet veprojnë të kundërtën, thona nga Aleanca për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën. Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 15:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?