Blerant Ramadani tërhiqet nga politika, i kthehet profesionit

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 09:55

Blerant Ramadani tërhiqet nga politika, i kthehet profesionit

Blerant Ramadani njoftoi sot dorëheqjen e tij nga pozita e Sekretarit Gjeneral të Aleancës për Shqiptarët dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake. Ai e paraqiti këtë hap si një vendim të reflektuar personal dhe profesional.

Në një deklaratë publike, Ramadani theksoi:

“Sot ndodhem në një pikëtakim vendimtar, ku ndërgjegjja profesionale më kërkon të rikalibroj mënyrën se si i shërbej shoqërisë. Prandaj, njoftoj tërheqjen time nga pozita e Sekretarit Gjeneral dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake.”

Ai shtoi se vendimi i tij nuk është rezultat i mospajtimeve me kolegët, por një zgjedhje personale e bazuar mbi parimet dhe botëkuptimin e tij:

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë, vota ime ishte dhe mbetet KUNDËR dorëheqjes kolektive. Kjo votë nuk ishte mospajtim, por botëkuptim. Si inxhinier, unë besoj te strukturat që ngrihen mbi themele të forta, jo te logjika e rrëzimit për të rifilluar nga e para. Unë besoj te stabiliteti.”

Megjithatë, Ramadani tha se respekton shumicën dhe demokracinë si proces:

“Demokracia është arti i respektimit të shumicës. Unë e pranoj këtë realitet dhe zgjedh të liroj rrugën me dinjitet, duke mbetur konsekuent në qëndrimet e mia.”

Ai theksoi gjithashtu fokusin e tij të ardhshëm:

“Energjia ime do ta kanalizoj aty ku vendi ka nevojë jetike: te Shkenca dhe Zhvillimi Strategjik. Kjo nuk është një lamtumirë nga idealet tona, por një bindje e thellë se një vend nuk lartësohet nga retorika e ditës, por nga forca e pakontestueshme e dijes dhe kompetencës.”

Ramadani përmendi edhe rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve:

“Për SARAJIN: ajo që ndërtuam bashkë nuk matet me poste. Mbështetja juaj, ajo votë e pastër dhe e sinqertë që më dhuruat, është fitorja ime morale më e madhe. Atë besim e ruaj si kapitalin më të çmuar, si dëshmi se kur politika bëhet me zemër, njerëzit dinë të rreshtohen drejt.”

Ai përfundoi mesazhin me një qasje optimiste për të ardhmen:

“Ky vendim nuk është një lamtumirë, por një ripozicionim. Unë nuk heq dorë nga vizioni për një shoqëri të drejtë. Shihemi në betejat e radhës për parime!” Gazeta Flaka

766
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 09:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
766
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?