Kaos në mëngjes: Shembje dheu mbyll përkohësisht aksin Kërçovë–Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 09:22

Kaos në mëngjes: Shembje dheu mbyll përkohësisht aksin Kërçovë–Gostivar

Një rrëshqitje e madhe dheu pranë fshatit Kolari ka shkaktuar kaos në aksin rrugor Kërçovë–Gostivar. Nga ora 7:00 e mëngjesit qarkullimi zhvillohet i alternuar vetëm në një korsi, në një segment rreth 30 metra, njofton Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Paraprakisht, nga ora 05:40, rruga ishte plotësisht e bllokuar për shkak të shembjes së dheut mbi trasenë.

Sipas njoftimit të LAMM, nga ora 05:45 është vendosur ndalim për automjete të rënda transportuese dhe autobusë në aksin Lisec – Kodra e Diellit. Masa mbetet në fuqi deri në stabilizimin e situatës në terren.

Autoritetet bëjnë të ditur se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, me korsi kryesisht të lagështa dhe intensitet të moderuar jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare, sipas informacioneve zyrtare, nuk ka pritje të gjata.

Drejtuesve të automjeteve u kërkohet të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, të respektojnë sinjalizimin dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm në segmentet që kalojnë nëpër gryka, lugina dhe zona me rrezik për rrëshqitje dheu, si Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Në fuqi mbetet edhe detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore. Gazeta Flaka

777
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 09:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
777
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?