BDI-Çair themelon Sekretariatin Anti-Korrupsion “SPAK”: “Jo spektakël, por veprim”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 13:58

BDI-Çair themelon Sekretariatin Anti-Korrupsion “SPAK”: “Jo spektakël, por veprim”

BDI – dega e Çair – ka njoftuar krijimin e një strukture të re të fokusuar në mbikëqyrjen e institucioneve lokale dhe luftën kundër korrupsionit, të quajtur Sekretariati për Parandalim dhe Anti-Korrupsion (SPAK).

Sipas njoftimit zyrtar, ky sekretariat paraqitet si “një hap konkret dhe i domosdoshëm për Çairin”, me synim forcimin e kontrollit publik, transparencës dhe përgjegjësisë në funksionimin e institucioneve komunale.

“Ky Sekretariat është krijuar si përgjigje ndaj nevojës urgjente për kontroll, transparencë dhe përgjegjësi publike në funksionimin e institucioneve lokale në Çair,” thuhet në komunikatë.

Monitorim i vazhdueshëm dhe ekspertizë profesionale

Sipas BDI-Çair, SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi dhe do të përbëhet nga ekspertë vullnetarë, përfshirë juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të tjerë të fushave përkatëse.

“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi… që do të analizojë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike.”

Fushat kryesore të veprimit, sipas njoftimit, do të jenë:

  • monitorimi i ndërtimeve pa leje dhe përgjegjësisë institucionale për shkeljet urbanistike;
  • analiza e prokurimeve publike, kontratave dhe procedurave që prekin buxhetin komunal;
  • shqyrtimi i punësimeve dhe praktikave administrative për garantimin e ligjshmërisë dhe barazisë.

Denoncime anonime dhe transparencë publike

Një prej elementeve kryesore të sekretariatit pritet të jetë mekanizmi për denoncim anonim, përmes një platforme online dhe një linje të hapur, me garanci për mbrojtjen e identitetit të qytetarëve.

“Çdo rast i analizuar dhe i dokumentuar do të bëhet publik, ndërsa rastet me bazë ligjore do të procedohen edhe në institucionet përkatëse.”

BDI-Çair thekson se Sekretariati do të ketë monitorim të vazhdueshëm, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

“Nuk është për deklarata”

Në fund të njoftimit, theksohet se iniciativa nuk ka karakter simbolik, por synon veprim konkret.

“Ky Sekretariat nuk është për spektakël. Nuk është për deklarata. Është për veprim.”

Sipas njoftimit, qëllimi është që Çair të vendoset nën “kontroll qytetar dhe transparencë të përhershme”, ndërsa SPAK të funksionojë si një mekanizëm i hapur për qytetarët dhe i përhershëm në strukturën e degës lokale të BDI. Gazeta Flaka

56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2026 13:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë