Gostivari drejt normalizimit pas përmbytjeve, Xhakolli dhe Meidani ofrojnë mbështetje

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2026 14:44

Gostivari drejt normalizimit pas përmbytjeve, Xhakolli dhe Meidani ofrojnë mbështetje

Situata me përmbytjet në territorin e Komuna e Gostivarit po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjeve intensive të ekipeve në terren gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se falë angazhimit të pandërprerë të shërbimeve emergjente, ndërmarrjeve publike dhe strukturave të tjera përkatëse, gjendja po vihet nën kontroll dhe zonat e prekura po pastrohen gradualisht nga uji dhe mbetjet e sjella nga reshjet e dendura.

“Falë angazhimit të pandërprerë të të gjitha ekipeve në terren, nga dita e djeshme e deri më sot, po arrijmë ta menaxhojmë me sukses këtë situatë,” thuhet në reagimin e komunës.

Në këtë kontekst, është theksuar edhe solidariteti ndërkufitar. Kryetari i Bashkia e Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Gostivarit, duke shprehur gatishmëri për ndihmë konkrete.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për mikun tim dhe mikun e Gostivarit, z. Ilir Xhakolli, me të cilin pata një telefonatë gjatë ditës së sotme. Ai shprehu gatishmëri të plotë dhe ofroi ndihmë pa rezervë për gjithçka që është e nevojshme për qytetarët tanë në këto momente të vështira,” thuhet në deklaratë.

Falënderime janë adresuar edhe për Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për rolin e tij në koordinimin e mbështetjes.

“Një falënderim i sinqertë shkon edhe për ambasadorin Denion Meidani, për angazhimin dhe ndërmjetësimin e tij me bashkitë e Republikës së Shqipërisë, duke dëshmuar solidaritet dhe përkrahje konkrete për Gostivarin,” theksohet më tej.

Nga komuna bëjnë apel që qytetarët të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në stabilizimin e plotë të situatës. Gazeta Flaka

56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2026 14:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë