Skandal me gjuhën shqipe: Ademi publikon shkresën për rastin e Strugës

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2026 23:06

Skandal me gjuhën shqipe: Ademi publikon shkresën për rastin e Strugës

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj një rasti në Strugë, duke e cilësuar situatën si skandal në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.

Sipas Ademit, një ndërmarrje publike në komunë i ka kërkuar një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin se në këtë mënyrë “do të kuptohet saktë dhe drejt”, pavarësisht se ligji garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Skandal në Strugë! Skandale në mbarë Maqedoninë e Veriut,” ka shkruar Ademi, duke theksuar se raste të tilla cenojnë parimet e barazisë gjuhësore dhe zbatimin e ligjeve ekzistuese.

Ai ka shtuar se: “Edhe pse ekziston ligji që qartë garanton përdorimin e gjuhës shqipe, një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës i kërkon një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin ‘që ta kuptojnë saktë dhe drejt’.”

Në reagimin e tij, nënkryetari i BDI-së nënvizoi se shqipja nuk duhet trajtuar si gjuhë e dytë apo si përkthim, por si gjuhë zyrtare me të drejta të plota në institucionet e vendit.

“Shqipja nuk është përkthim, është gjuhë zyrtare,” ka theksuar ai, duke shtuar se fillimisht nuk i kishte besuar përmbajtjes së shkresës së publikuar.

Rasti ka hapur diskutime të reja mbi zbatimin praktik të legjislacionit për përdorimin e gjuhëve në institucionet publike, ndërsa mbetet të shihet nëse autoritetet lokale do të reagojnë lidhur me pretendimet e ngritura.

56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2026 23:06
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë